Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

XeraCalm AD Lipid-replenishing Cream

Hidraton - Ushqen - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 2,560.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,200.00 Lekë Çmimi i ulur 2,560.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem rilipidues për lëkura të thata me tendencë atopike ose me kruarje, të shkaktuara nga tharja e lëkurës

Flakon

Përshkrimi

Përkujdesje rilipiduese qetëson dhe ushqen lëkurën e thatë me tendencë atopike dhe kruarje, falë kombinimit të përbërësve të jashtëzakonshëm të zgjedhur për efikasitetin dhe sigurinë e tyre.

Përbërësit kryesorë:
- I-Modulia®, përbërësi i parë aktiv post-biotik nga Ujë Termal Avène, që redukton kruarjen, stimulon mbrojtjen natyrale të lëkurës dhe lufton irritimet.
- Cer-omega, lipide të ngjashme me ato të lëkurës, që reduktojnë tharjen dhe rikthejnë funksionin mbrojtës të barrierës së lëkurës.

Teknologjia Sterile Cosmetics® siguron që produkti të mbetet steril gjatë gjithë përdorimit, falë tubetit me pompë të mbyllur hermetikisht. Kjo teknologji garanton siguri dhe respekt optimal për lëkurën dhe mikrobiomën e saj.

Pa konservues, pa aromë dhe jo-komedogjenik.
Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.

I përshtatshëm për lëkurën e të porsalindurve, fëmijëve dhe të rriturve. Edhe për pacientë gjatë apo pas trajtimeve anti-kanceroze.
Ideal për lëkurën shumë të thatë dhe të ndjeshme, duke ofruar ushqyerje, qetësi dhe mbrojtje afatgjatë.

Përdorimi

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). GLYCERIN. MINERAL OIL (PARAFFINUM LIQUIDUM). CETEARYL ALCOHOL. OENOTHERA BIENNIS (EVENING PRIMROSE) OIL (OENOTHERA BIENNIS OIL). CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. CETEARYL GLUCOSIDE. AQUAPHILUS DOLOMIAE EXTRACT. ARGININE. CARBOMER. EVENING PRIMROSE OIL/PALM OIL AMINOPROPANEDIOL ESTERS. WISTERIA. SODIUM HYDROXIDE. TOCOPHEROL