Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

XeraCalm AD Lipid-replenishing Cleansing Oil

Ushqen - Pastron - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 2,080.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,600.00 Lekë Çmimi i ulur 2,080.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Vaj pastrues rilipidues për lëkura shumë të thata me tendencë atopike

Flakon

Përshkrimi

Pastron butësisht dhe qetëson lëkurën shumë të thatë me tendencë atopike dhe me kruarje.

Si hapi i parë i ritualit kundër kruarjes dhe tharjes së lëkurës, ky vaj e lë lëkurën të butë, të rehatshme dhe respekton mikrobiomën e saj.

Pa sapun dhe me pH fiziologjik, mund të përdoret gjatë fazës akute në fytyrë, trup dhe skalp.

Formula e tij përmban:

- I-Modulia®, përbërësi i parë aktiv pos-tbiotik nga Ujë Termal Avène, që redukton kruarjen, stimulon mbrojtjen natyrale të lëkurës dhe lufton irritimet.
- Cer-omega, lipide të ngjashme me ato të lëkurës që ushqejnë dhe rikthejnë funksionin e barrierës së lëkurës.
- Ujë Termal Avène, me veti qetësuese, anti-irrituese dhe zbutëse natyrale.

Përfitimet kryesore:

-Pastrim i butë dhe qetësim i lëkurës
shumë të thatë dhe të ndjeshme.
-Ideale për fazat akute të dermatitit atopik.
-Nuk irriton sytë.

Formulë pa aromë dhe me tolerancë të lartë, e zhvilluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.

I përshtatshëm për lëkurën e të porsalindurve, fëmijëve dhe të rriturve. Edhe për pacientë gjatë apo pas trajtimeve anti-kanceroze.

Përdorimi

Për në dush shkumohet në duart e lagura më parë dhe më pas aplikojet në lëkurë.

Për larjen në vaskë, hidhet sasia e 5 shtypjeve gjatë mbushjes së vaskës.

Shpëlahet me ujë të bollshem dhe thahet me delikatesë pa e fërkuar, më pas aplikohet Creme relipidante Xeracalm A.D.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA).WATER (AQUA).GLYCERIN.PEG-7 GLYCERYL COCOATE.DISODIUM LAURETH SULFOSUCCINATE.SODIUM COCOAMPHOACETATE.PEG-25 HYDROGENATED CASTOR OIL.CETEARETH-60 MYRISTYL GLYCOL.PEG-200 HYDROGENATED GLYCERYL PALMATE.LAURETH-3.COCO-GLUCOSIDE.AQUAPHILUS DOLOMIAE EXTRACT.ARGININE.CAPRYLYL GLYCOL.CITRIC ACID.EVENING PRIMROSE OIL/PALM OIL AMINOPROPANEDIOL ESTERS.GLYCINE.MALEIC ACID.OENOTHERA BIENNIS (EVENING PRIMROSE) OIL (OENOTHERA BIENNIS OIL).SORBIC ACID.TOCOPHEROL