Balsam qetësues, rilipidues, formuluar specifikisht për të gjitha tharjet e shprehura të lëkurës së të porsalindurit, të femijës dhe të rriturit - lëkura me tendencë atopike - lëkura që preken nga irritimet, skuqjet dhe kruajtjet të shkaktuara nga tharja e lëkurës.
Formulë super ushqyese me përbërës të përzgjedhur për efikasitetin dhe sigurinë e tyre:
- Kompleksi I-modulia, përbërësi i parë aktiv bio-teknologjik i nxjerrë nga Ujë Termal Avène që redukton tharjet, skuqjet, kruajtjet dhe irritimet e shkaktuara nga hiperreaktiviteti i lëkurës,
- Cer-Omega, lipide të ngjashme me ato të lëkurës, reduktonë tharjen dhe rikthejnë funksionin mbrojtës të barrierës së lëkurës.
- Ujë Termal Avène: qetësues, anti-irritues, anti-inflamator.
0% konservues, 0% paraben, 0% parfum, 0% alkool.
Teknologjia Sterile Cosmetics® siguron që produkti të mbetet steril gjatë gjithë përdorimit, falë tubetit të mbyllur hermetikisht me pompë.
Kjo teknologji garanton siguri dhe respekt maksimal për lëkurën dhe mikrobiomën e saj.
Pa konservues dhe pa aromë.
Jo-komedogjenik dhe formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
Ky balsam është ideal për lëkurën shumë të thatë dhe të ndjeshme, duke ofruar ushqyerje, qetësi dhe mbrojtje afatgjatë.
I përshtatshëm për lëkurën e të porsalindurve, fëmijëve dhe të rriturve. Edhe për pacientë gjatë apo pas trajtimeve anti-kanceroze.