Kjo përkujdesje e ngurtë pastruese dermatologjike, pa sapun, me bazë pastruese shumë të butë dhe pH fiziologjik për lëkurën, pastron butësisht dhe mbron lëkurën shumë të thatë me tendencë për dermatit atopik dhe kruarje.
Pa aromë dhe jo-komedogjenik, është zhvilluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
Formula e tij përmban:
- I-Modulia®, përbërësi i parë aktiv post-biotik nga Ujë Termal Avène, që redukton kruarjen, stimulon mbrojtjen natyrale të lëkurës dhe lufton irritimet.
- Faza lipidike, që përfshin vajin e Aguliçes, për të ushqyer dhe rindërtuar barrierën e lëkurës.
- Uji Termal Avène, me veprim qetësues, anti-irritues dhe zbutës natyral.
Përfitimet kryesore:
-Pastrim i butë dhe mbrojtje për lëkurën shumë të thatë.
-Tolerancë e lartë për bebet, fëmijët dhe të rriturit.
- Minimizon rrezikun e reaksioneve alergjike.
Ky produkt është ideal për lëkurën shumë të thatë dhe të ndjeshme, duke ofruar ushqyerje, qetësi dhe mbrojtje te përditshme.
I përshtatshëm për lëkurën e të porsalindurve, fëmijëve dhe të rriturve. Edhe për pacientë gjatë apo pas trajtimeve anti-kanceroze.