Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Tolerance Hydra-10 Moisturizing Cream

Hidraton - Ushqen - Ofron butësi

Çmimi i zakonshëm 2,320.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,900.00 Lekë Çmimi i ulur 2,320.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Hidratues biomimetik 48H, për lëkurë të ndjeshme të thatë deri në shumë të thatë

Tubetë

Përshkrimi

Përkujdesje hidratuese 100% natyrale, dhe me tolerancë të lartë, e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme, të thatë deri në shumë të thatë dhe të dehidratuar, është i përshtatshëm për të gjithe familjen, nga mosha 1 muajsh.

E pasur me acid hialuronik, formula e saj hidraton intensivisht lëkurën për 48 H.
TOLERANCE HYDRA-10 Cream nxit hidratimin natyral të lëkurës dhe kontribuon në rehatinë e saj.

Ruan ekuilibrin natyral të mikrobiomës së lëkurës falë formulës së tij të patentuar që imiton lëkurën.

Tekstura komode dhe ushqyese e këtij kremi për fytyrën, pa efekt të yndyrshëm, siguron hidratim afatgjatë.
Pompa Sterile Cosmetics® kundër kontaminimit, mbron në mënyrë të përkryer formulën, pa konservantë dhe pa aroma.

Formulë imituese e lëkurës,me vetëm 10 përbërës, me 100% përbërës me origjinë natyrale.

HIDRATON vazhdimisht për 48H
RUAN ekuilibrin natyral të mikrobiomës së lëkurës.
RESPEKTON lëkurën me një formulë me tolerancë të lartë dhe me 100% përbërës me origjinë natyrale.

Përdorimi

1 deri në 2 herë në ditë, aplikohet në mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë, qafë dhe zonën rreth syve.

Për një aplikim të lehtë, aplikohet me majat e gishtave butësisht, duke u nisur nga qendra drejt skajeve të fytyrës.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. GLYCERIN. BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER (BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER). CETEARYL ALCOHOL. CETEARYL GLUCOSIDE. CITRUS LIMON (LEMON) PEEL POWDER (CITRUS LIMON PEEL POWDER). DIUTAN GUM. SCLEROTIUM GUM. SODIUM HYALURONATE