Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Tolerance Gel Cleansing Lotion

Demakijon - Pastron - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,500.00 Lekë Çmimi i ulur 2,000.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Locion pastrues dhe qetësues për lëkura intolerante, të ndjeshme dhe reaktive

Flakon

Përshkrimi

Një pastrues për heqjen e makijazhit, pa shpëlarje, që garanton rehati dhe butësi për lëkurat më të ndjeshme.

Ky locion pastrues për lëkurë të ndjeshme deri në reaktive pastron butësisht dhe largon makijazhin nga fytyra, sytë dhe buzët.

Eliminon papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës pa irrituar apo tharë më tepër lëkurën.

E pasur në Ujë Termal Avène qetësues, anti-irritues, anti-inflamator, së bashku me D-Sensinose™ - përbërës post-biotik ultra-qetësues i patentuar, i nxjerrë nga mikroflora e ETA, qe vepron direkt në neuronin ndijor duke reduktuar ndjesinë e tërheqjes, e shpimit dhe parehatisë, pra reaktivitetin e lëkurës.

Për fëmijë nga mosha 2 vjeçare, të rritur, pacientëz gjatë ose pas trajtimeve anti-kanceroze.

Formula minimaliste me përbërës të zgjedhur për butësinë e tyre të madhe.


Pa parfum, pa sapun - Hipoalergjenik - Jo komedogjenik

Përdorimi

Aplikohet në fytyrë, sy dhe buzë duke përdorur një tampon pambuku ose direkt me majat e gishtave. Pa shpëlarje.

Për një pastrim të butë dhe qetësues:
Aplikohet me majat e gishtave, duke masazhuar lehtë. Hiqet butësisht dhe pa fërkuar, duke përdorur një pecetë ose tampon pambuku të lagur. Përfundohet me një spërkatje të Ujë Termal Avène. Thahet butësisht.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). CETEARYL ALCOHOL. AQUAPHILUS DOLOMIAE EXTRACT FILTRATE. ARGININE. CAPRYLYL GLYCOL. COCO-GLUCOSIDE. DISODIUM PHOSPHATE. HYDROXYCAPRIC ACID. MAGNESIUM OXIDE. POTASSIUM PHOSPHATE. SODIUM BENZOATE. SODIUM CETEARYL SULFATE. SODIUM HYDROXIDE. TROMETHAMINE. WATER (AQUA)