Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Avène Anti-age Creme SPF 50+

Mbron nga dielli - Redukton rrudhat - Parandalon fotoplakjen

Çmimi i zakonshëm 2,480.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,100.00 Lekë Çmimi i ulur 2,480.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem mbrojtës nga dielli me veti anti-moshë, SPF 50+

Tubetë

Përshkrimi

Avène Anti-age Cream SPF 50+ ofron mbrojtje të dyfishtë:

1. mbrojtje nga dielli nga rrezet UVB, UVA dhe drita blu dhe

2. ndihmon në parandalimin e fotoplakjes së lëkurës.


Filtri i patentuar TriAsorB: filtri i parë organik i Pierre Fabre me spektër ultra të gjerë që mbron nga rrezet UV dhe më gjerë në dritën blu, e cila përshpejton plakjen e lëkurës, deri në 450 nm.

Kombinuar me Ascofilline, këtë përbërës anti-moshë “arkitekt”, që ndihmon në ristrukturimin e lëkurës për të korrigjuar humbjen e fortësisë dhe rrudhat e thella.

Transparente në aplikim, tekstura ”e thatë në prekje” mbron dhe hidraton lëkurat e ndjeshme.

Për të gjitha tipet e lëkurave .

Përdorimi

Para ekspozimit në diell, aplikohet produkti në fytyrë dhe dekolte. Riaplikohet shpesh për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Për aplikim të lehtë, të shpërndahet me majat e gishtave, me sasi të vogla në fytyrë dhe dekolte butësisht.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). C12-15 ALKYL BENZOATE. DICAPRYLYL CARBONATE. METHYLENE BIS-BENZOTRIAZOLYL TETRAMETHYLBUTYLPHENOL [NANO]. DIISOPROPYL ADIPATE. WATER (AQUA). SILICA. BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE. DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE. ALCOHOL (ALCOHOL DENAT). ALUMINUM STARCH OCTENYLSUCCINATE.BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE. C10-18 TRIGLYCERIDES
DECYL GLUCOSIDE.GLYCERYL STEARATE. PEG-100 STEARATE. POTASSIUM CETYL PHOSPHATE. ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER. ASCOPHYLLUM NODOSUM EXTRACT. BENZOIC ACID. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. CAPRYLYL GLYCOL. DISODIUM EDTA. GLYCERYL BEHENATE. GLYCERYL DIBEHENATE. PROPYLENE GLYCOL. SODIUM HYDROXIDE. STEARYL ALCOHOL. TOCOPHEROL. TOCOPHERYL GLUCOSIDE. TRIBEHENIN. XANTHAN GUM.