Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Avène Thermal Spring Water Spray

Qetëson - Rivendos barrierën e lëkurës - Zbut

Çmimi i zakonshëm 455.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 650.00 Lekë Çmimi i ulur 455.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Ujë termal Avène i pastër, me veti qetësuese dhe anti-irrituese

Flakon

Përshkrimi

Ujë Termal Avène i pastër, i paketuar në bllok steril direkt nga burimi.
Përdoret si përkujdesje qetësuese themelore për lëkura të ndjeshme, hiper të ndjeshme, alergjike dhe të irrituara. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lekurave, për të gjithe familjen, për pacientë gjatë ose nën trajtime anti-kanceroze, që nga mosha 0 vjeç.

Uji Termal Avène, falë përbërjes së tij të veçantë, me një ekuilibër optimal mineralesh dhe një mikroflorë specifike, është bërë pjesë kyçe e çdo rutine bukurie. I pasur me silic, ai ofron butësi dhe rehati për një ndjesi të menjëhershme mirëqenieje me çdo aplikim.

Vetitë:

• QETËSON: redukton me 64% ndjeshmërinë e lëkurës.
• FORCON barrierën mbrojtëse të lëkurës së ndjeshme, falë ekuilibrit të përsosur Kalcium/Magnez.
• EKUILIBRON: ndjesitë e diskomfortit dhe hiperndjeshmërisë së lëkurës për ta mbajtur atë të shëndetshme.

Si përdoret?

Si përkujdesje qetësuese në eritemë solare,

si shoqëruese e trajtimeve tharëse,

si qetësues në rast skuqjesh të fytyrës, skuqje të të ndenjurave,

si qetësues i lëkurës, riekuilibrues dhe forcues i barrierës kutane pas procedurave dermatologjike të ndryshme

irritime të ndryshme: irritime nga rruajtja, pas depilimit.

Gjithashtu është një përkujdesje komfortuese dhe freskuese për të përkryer demakijimin. Mund të përdoret çdo ditë, pas pastrimit të fytyrës, për të larguar papastërtitë e mbetura.

Kur aplikohet para produkteve të kujdesit për lëkurën, ai përgatit lëkurën dhe lehtëson aplikimin e tyre.
Pas përdorimit, ndjesitë e diskomfortit të lëkurës, skuqjes, kruarjes apo tërheqjes, qetësohen menjëherë.

Është gjithashtu perfekt për t’u përdorur në temperatura të nxehta pasi freskon dhe qetëson pa e tharë lëkurën, pas një stërvitjeje apo edhe në udhëtime.


Përdorimi

Për një efekt qetësues dhe freskues, sprucohet me bollëk mbi lëkurë, lihet të veprojë disa minuta para se të thahet me delikatesë.

Këshilla e ekspertëve:
Për efikasitet më të madh, aplikimi me një kompresë është zgjidhja ideale: paloset një kompresë, laget me Ujë Termal Avène dhe aplikohet në zonën qe do te trajtohet dhe sprucohet përsëri. Lihet te veprojë për 10 minuta.

Përbërësit

WATER/EAU (AQUA). NITROGEN.