I krijuar posacërisht për lëkura të ndjeshme shumë të thata, të lodhura (trajta të tërhequra dhe pamje e lodhur) të parehatshme që u mungon ushqyerja, kjo perkujdesje e pasur qetëson, mbron dhe rigjallëron duke nxjerrë në pah bukurinë natyrale të lëkurave shumë të thata.
Një teksturë kremoze për lëkura shumë të thata, e pasur me vajra emolientë, gjalpë shea dhe dyllëra ushqyes.
Me ekstraktin natyral të frutave të kuqe ”nxitës” të qelizave të lëkurës, kombinuar me një formë të qëndrueshme të vitaminës E anti-oksiduese, përforcon menjëherë barrierën e lëkurës dhe rigjallëron në mënyrë të vazhdueshme lëkurën tuaj. Me një teksturë të pasur kremoze falë përbërjes në agjentë ushqyes, gjalpë Shea dhe një kombinimi vajrash emolientë dhe dyllesh ushqyes rimbush rezervat hidrolipidike të lëkurës, si dhe i kombinuar me vetitë qetësuese edhe të Ujë Termal Avène, i jep lëkurës shumë të thatë një ndjesi komforti që zgjat.
Lëkurat shumë të thata do të gjejnë butësinë dhe komfortin e tyre natyral,si të energjizuara ato do të çlirohen nga shenjat e lodhjes dhe lëkura do të rrezatojë.