Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Hydrance LIGHT Moisturizing Emulsion

Hidraton

Çmimi i zakonshëm 2,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,000.00 Lekë Çmimi i ulur 2,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Emulsion i lehtë hidratues për lëkurë normale në mikse

Tubetë

Përshkrimi

Përkujdesja ideale hidratuese për lëkura të ndjeshme normale në mikse, të dehidratuara, me ndjesi tërheqjeje, ashpërsi, ndjesi diskomforti.

Vetitë:

Falë veprimit të kompleksit të tij hidratues Cohederm që siguron një difuzion optimal të Ujë Termal Avène në lëkurë dhe që kufizon avullimin e tij, si dhe pre-tokoferilit që vepron si një mburojë anti-oksiduese, ky emulsion hidraton intensivisht lëkurën në përditshmëri.


Tekstura e tij e lehtë dhe jo e yndyrshme, e ngop lëkurën që nga aplikimi i parë dhe i sjell elasticitet, butësi dhe ndriçim.

Rezultatet: e hidratuar dhe e qetësuar, lëkura rigjen të gjithë freskinë e saj.

Përdorimi

Aplikohet në mëngjes dhe/ose mbrëmje mbi fytyrë dhe dekolte.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). GLYCERIN. PROPYLENE GLYCOL DICAPRYLATE/DICAPRATE. C14-22 ALCOHOLS. DIMETHICONE. ISOCETYL STEAROYL STEARATE. TRIETHYLHEXANOIN. 1,2-HEXANEDIOL. POLYMETHYL METHACRYLATE. POTASSIUM CETYL PHOSPHATE. ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER. BENZOIC ACID. C12-20 ALKYL GLUCOSIDE. FRAGRANCE (PARFUM). HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER. PHYTOSTEROLS. POLYSORBATE 60. SCLEROTIUM GUM. SODIUM HYDROXIDE. SORBITAN ISOSTEARATE. SQUALANE. WATER (AQUA).