Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Hydrance Aqua-gel

Hidraton - Rimbush - Dritëdhënës

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje shumë-funksionale hidratuese intensive (hidratues dite,  maskë nate, dhe hidratues i zonës rreth syve|)

Vazo

Përshkrimi

Kjo përkujdesje rekomandohet për të gjitha tipet e lëkurave të dehidratuara, që shoqërohen me ndjesi tërheqje, ashpërsi, ndjesi diskomforti.
Gjithçka në 1 produkt të vetëm: hidratim 24 orësh, qetësim dhe detoksifikim i lëkurës.

-Me kompleksin e patentuar Cohedermhidraton intensivisht lëkurën dhe kontribuon në restaurimin e barrierës natyrale të hidratimit dhe mbrojtjes dhe nga ana tjetër qetëson lëkurën për një kohë të gjatë.
- Ujë Termal Avène që siguron qetësim, redukton irritimet dhe zbut lëkurën.

-Acidi hialuronik hidratues dhe rimbushës i lëkurës me Pre-tokoferilin anti-oksidues, paraprirës të vitaminës E, që rrit elasticitetin dhe parandalon plakjen e lëkurës dhe me sulfat dekstranin dekongjestionues, detoksifikojnë dhe shlodhin trajtat e fytyrës.

Një formulë inteligjente në një teksturë ultra të freskët për lëkurë më të freskët që nga aplikimi i parë dhe lëkurë të shlodhur, ditë pas dite.

Përthithet shpejt dhe mund të përdoret si bazë e shkëlqyer makijazhi.


Përdorimi

SI PËRKUJDESJE DITE : aplikohet me masazh nga qendra e fytyrës drejt anëve
SI MASKË NATE : aplikohet në shtresë të trashë, Hydrance Aqua-Gel lihet të veprojë gjatë gjithë natës, për një lëkurë jashtëzakonisht të freskët në zgjim.
NË ZONËN RRETH SYVE : nga këndi i brendshëm i syrit drejt këndit të jashtëm,
për të hidratuar këtë zonë të ndjeshme jashtëzakonisht të brishtë.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). GLYCERIN. PENTYLENE GLYCOL. 1,2-HEXANEDIOL. DIMETHICONE. ISOCETYL STEAROYL STEARATE. TRIETHYLHEXANOIN. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. BETAINE. METHYL GLUCETH-20. POLYGLYCERYL-10 MYRISTATE. ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER. BHT. BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE. C12-20 ALKYL GLUCOSIDE. C14-22 ALCOHOLS. CARBOMER. CITRIC ACID. CUCURBITA PEPO (PUMPKIN) SEED OIL (CUCURBITA PEPO SEED OIL). FRAGRANCE (PARFUM). PHYTOSTEROLS. POTASSIUM HYDROXIDE. SODIUM CITRATE. SODIUM DEXTRAN SULFATE. SODIUM HYALURONATE. SQUALANE. TOCOPHERYL GLUCOSIDE. WATER (AQUA).