Me kalimin e kohës, lëkura ndryshon: bëhet më pak e dendur, më e thatë dhe më e zbehtë. Kjo humbje e fortësisë ndikon në formën e fytyrës: në dermatologji, kjo njihet si "përmbysja e trekëndëshit të rinisë".
Për veprim efektiv, Laboratorët Dermatologjikë Avène kanë krijuar Dermabsolu night intensive cream, kremin ripërtëritës me veprim gjatë natës, që trajton tre shenjat klinike të plakjes:
humbjen e strukturës, tharjen dhe tonin e pabarabartë të lëkurës.
Përmban:
-Bakuchiol në një përqendrim prej 1% – po aq efektiv sa Retinoli, por me tolerancë më të mirë nga lëkura. Vepron si një përforcues i kolagjenit, elastinës dhe acidit hialuronik për të ridensifikuar lëkurën.
- 2.1% Pro-Ceramides sjellin lipidet e munguara dhe komfortin e duhur.
- 2% Niacinamide stimulon qelizat dhe zgjat jetëgjatësinë e tyre: lëkura rigjenerohet për kohë të gjatë. Redukton rrudhat dhe njollat si dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Kjo trio përbërësish ridensifikon, riskulpturon trajtat e fytyrës dhe ushqen intensivisht lëkurën e ndjeshme që kërkon rehati.
Vetëm në një muaj përdorim të rregullt, ndihmon në rivizatimin e trekëndëshit të rinisë.
Tekstura e saj xhel-krem, me një efekt të menjëhershëm ftohës, shkrihet në lëkurë për një moment të jashtëzakonshëm dhe lehtëson depërtimin e shpejtë të përbërësve aktivë në shtresat e sipërme të epidermës.
E testuar në lëkurë të ndjeshme, kjo formulë me performancë të lartë, është mbështetur nga 8 studime klinike.
Përmban 91% përbërës me origjinë natyrale dhe vegane.