Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cold Cream Cream

Ushqen - Mbron

Çmimi i zakonshëm 1,120.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 1,400.00 Lekë Çmimi i ulur 1,120.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Krem ushqyes për lëkura të ndjeshme të thata

Tubet

Përshkrimi

Përkujdesja që kontribuon në restaurimin e filmin hidrolipidik të lëkurës dhe krijon një barrierë të vërtetë kundër agresioneve të jashtme.

Falë formules së Cold cream me Ujë Termal Avène, një përzierje tradicionale përbërësish nga farmakopeja franceze,(përbëhet nga dyll blete, vajra dhe Ujë Termal Avène) lëkura ushqehet, mbrohet dhe qetësohet edhe në të ftohtin ekstrem.

Cold Cream vepron si një çimento për të kompensuar mungesën e sebumit në filmin hidrolipidik dhe kështu mbron lëkurën nga thatësia.

Ushqen, hidraton, qetëson dhe mbron lëkurën e ndjeshme, të thatë ose shumë të thatë nga agresionet e jashtme për të gjithë familjen.

Testuar nën kushte shumë të ftohta, ky krem ushqyes me teksturë mbështjellëse dhe aromë të lehtë lë lëkurën me një përfundim jo yndyror dhe jo ngjitës.

I përshtatshëm për fytyrën dhe trupin, për të gjithë familjen që nga mosha 1 muajshe.

Përdorimi

Aplikohet dy herë në ditë duke e masazhuar me delikatesë mbi lëkurë të pastruar mirë me parë.

Përbërësit

MINERAL OIL (PARAFFINUM LIQUIDUM). AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). BEESWAX (CERA ALBA). GLYCERYL STEARATE. CETYL ALCOHOL. BHT. C20-40 PARETH-10. CAPRYLYL GLYCOL. CETYL PHOSPHATE. FRAGRANCE (PARFUM). POLYACRYLATE-13. POLYISOBUTENE. POLYSORBATE 20. SODIUM HYDROXYDE. SORBITAN ISOSTEARATE. TRIETHANOLAMINE. WATER (AQUA).