Krem për lëkurën e ndjeshme të duarve, të thata deri shumë të thata, të çara ose të dëmtuara nga agresionet e jashtme (erë, të ftohtë, etj.)që kompenson efektet dehidratuese nga përdorimi i xhelit hidroalkoholik dhe larja e tepërt e duarve.
Ky krem ushqyes me teksturë mbështjellëse dhe aromë të lehtë parandalon çarjen dhe ashpërsinë, si dhe tharjen e lëkurës. Ai mbron dhe hidraton lëkurën, duke lënë një përfundim të butë, jo yndyror dhe jo ngjitës në duar.
Formula e tij sensoriale me 99% përbërës natyralë hidraton intensivisht për 24H, ushqen dhe mbron duart e irrituara, të plasaritura dhe të çara,falë Cold Cream, një përbërës aktiv në zemër të gamës.
Cold Cream depoziton një shtresë mbrojtëse mbi lëkurë për të kompensuar deficitin e sebumit në filmin hidrolipidik dhe për të ruajtur barrierën e lëkurës.
Lëkura rifiton butësinë dhe rehatinë.
Trajtimet me Cold Cream rekomandohen për të luftuar tharjen,dëmtimin dhe ndjesitë e pakëndshme të lëkurës së dehidratuar.
Një trajtim vërtet qetësues dhe rezistent ndaj ujit, mund të përdoret çdo ditë që nga mosha 2 vjeçare.