Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Avène Cleansing foam

Demakijon - Pastron

Çmimi i zakonshëm 680.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 850.00 Lekë Çmimi i ulur 680.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Shkumë e butë pastruese, demakijuese për lëkurë të ndjeshme, normale deri në mikse

Flakon

Përshkrimi

Një shkumë kremoze dhe e ajrosur me një aromë delikate që largon makijazhin, pastron dhe qetëson lëkurën.

Falë formulës së saj të bazuar në Ujë Termal Avène qetësues, anti-irritues, anti-inflamator dhe glicerinës hidratuese i sjell rehati të shtuar dhe elasticitet lëkurës tuaj.

Formula e saj pa sapun përmban numrin minimal të përbërësve në dozën e duhur për të garantuar efikasitet dhe tolerancë dermatologjike.

Një formulë me 98% përbërës me origjinë natyrale dhe pa përbërës me origjinë shtazore, e cila pastron dhe demakijon butësisht fytyrën, sytë dhe buzët, eliminon papastërtitë dhe tepricën e sebumit si dhe ruan ekuilibrin natyral të lëkurës. Mund të përdoret nga mosha 12 vjeçare.

Përdorimi

Mëngjes dhe mbrëmje aplikohet mbi lëkurë të lagur ose të thatë, masazhohet me majat e gishtave pastaj shpëlahet me ujë të bollshëm.
Pa sapun.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). WATER (AQUA). DISODIUM COCO-GLUCOSIDE CITRATE. DECYL GLUCOSIDE. GLYCERIN. SODIUM COCOAMPHOACETATE. CITRIC ACID. DIGLYCERIN. FRAGRANCE (PARFUM). PENTYLENE GLYCOL. POLYGLYCERYL-4 CAPRATE. POLYGLYCERYL-6 CAPRYLATE. SODIUM CHLORIDE