Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cleanance HYDRA Soothing Cleansing Cream

Pastron - Hidraton - Qetëson

Çmimi i zakonshëm 1,400.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë Çmimi i ulur 1,400.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Përkujdesje pastruese, hidratuese dhe qetësuese për lëkura me imperfeksione të irrituara dhe të thara nga trajtimet anti-akneike  

Flakon

Përshkrimi

Edhe nëse lëkura juaj e prirur ndaj akneve është dobësuar nga trajtimet kundër akneve, ajo prapëseprapë ka nevojë për pastrim.

Cleanance Hydra Soothing Cleansing Cream është një përkujdesje pastruese kremoze me pH fiziologjik, që pastron butësisht dhe respekton ndjeshmërinë e lëkurës së tharë dhe të irrituar nga trajtimet anti- akneike.

Me bazë te butë pastruese, me përbërës aktivë hidratues dhe ushqyes,(vaj Silibum marianum dhe sulfat dextrani)  qetëson lëkurën e thatë dhe të ndjeshme të irrituar dhe lehtëson vazhdimin e trajtimeve kundër akneve, falë formulës së saj që përmban edhe Ujë Termal Avène.

- Ndihmon në rivendosjen e barrierës së lëkurës së dëmtuar të irrituar nga trajtimet tharese anti- akneike.

- Pastron thellësisht lëkurën duke sjellë rehati.

- Hidraton, ushqen dhe përforcon barrierën natyrale të lëkurës.

Pa aromë, pa sapun, pa parabene, pa sulfate, pa silikon, pa silic, pa alkool.

Ideale për adoleshentë dhe të rritur

Përdorimi

Për përdorim të përditshëm

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të lagur më parë, emulsifikojeni me ujë, shpëlajeni mirë dhe më pas thajeni.Më pas, spruconi Ujë Termal Avène për të qetësuar lëkurën dhe thajeni lehtë. 

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). WATER (AQUA). DISODIUM COCOYL GLUTAMATE. GLYCERIN. DECYL GLUCOSIDE. CETEARYL ALCOHOL. ZEA MAYS (CORN) STARCH (ZEA MAYS STARCH). COCO-BETAINE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL (HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL). XANTHAN GUM. CITRIC ACID. SILYBUM MARIANUM SEED OIL. SODIUM BENZOATE. SODIUM DEXTRAN SULFATE. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. TOCOPHEROL