Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cleanance AHA Exfoliating Serum

Eksfolion - Njëtrajtëson relievin dhe ngjyrën e lëkurës - Matifikon - Redukton imperfeksionet, poret dhe shenjat

Çmimi i zakonshëm 2,960.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 3,700.00 Lekë Çmimi i ulur 2,960.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Serum eksfoliues me dyshe acidesh natyrale, redukton imperfeksionet, aknet, poret dhe shenjat post-akne

Flakon

Përshkrimi

Serumi Eksfoliues me veprim të fuqishëm keratolik që shbllokon poret dhe redukton imperfeksionet.

Me acide natyrale të patentuara është 1.5 herë më efektiv se acidi salicilik, për një sipërfaqe më të lëmuar të lëkurës në vetëm 10 ditë.

Dyshja ekskluzive e acideve laktike dhe sukcinike ndihmon në eliminimin e papërsosmërive, reduktimin e madhësisë së poreve dhe shenjave nga aknet.
Acidi glutamik siguron një veprim rregullues të sebumit për të reduktuar yndyrën e tepërt.
Formula e tij është e pasuruar me Ujë Termal Avène për të qetësuar, forcuar dhe ribalancuar lëkurën.

I krijuar për lëkurë të ndjeshme dhe i testuar në lëkurë me tendencë akneike, Serumi Eksfoliues AHA përmban vetëm 10 përbërës, 99% e të cilëve janë me origjinë natyrale.

Përdorimi

Aplikohet një ose dy herë në ditë, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, në lëkurë të pastër dhe të thatë në fytyrë dhe dekolte, duke shmangur zonën e syve.
Përdoretv etëm ose si pjesë të rutinës së kujdesit për lëkurën.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). GLYCERIN. PENTYLENE GLYCOL. SUCCINIC ACID. LACTIC ACID. SODIUM HYDROXIDE. GLUTAMIC ACID. SODIUM BENZOATE. WATER (AQUA). XANTHAN GUM