Kalo direkt te përmbajtja

Gjuha

Shporta
Kalo te informacioni i produktit
Avène

I krijuar në vitin 1990, Ujë Termal Avène është sinonim i përkujdesjes për çdo lloj lëkure, edhe për ato më të ndjeshmet.
Në zemër të çdo formule qëndron pasuria e saj më e çmuar: Ujë Termal Avène një burim unik, i pastër dhe plot jetë, me veti qetësuese dhe rigjeneruese të njohura në mbarë botën nga mjekë dhe pacientë.
Pas një udhëtimi prej më shumë se 50 vjetësh në thellësitë e tokës, ky ujë pasurohet natyrshëm me minerale dhe oligo-elementë. Kur më në fund del në dritë, ai sjell me vete një përbërje unike, një ekuilibër të përsosur mes kalciumit dhe magnezit, një pH neutral dhe një pasuri të pazakontë në silic dhe përbërës biologjikisht aktivë.
Kjo harmoni e bën Ujë Termal Avène, një eliksir të vërtetë qetësimi e rigjenerimi, të vetmin në botë me këto veti natyrale qetësuese dhe anti-irrituese, ideale për lëkurat më të ndjeshme.
Për më shumë se një shekull e gjysëm, misteri i fuqisë së Ujë Termal Avène ka frymëzuar shkencën dhe kërkimet. Sot janë mbi 150 studime shkencore dhe klinike që i dëshmojnë shkencërisht vetitë e tij qetësuese, anti-irrituese dhe rigjeneruese.
Marka Avène është gjithashtu e përkushtuar ndaj iniciativave sociale fisnike, të tilla si Skin Protect, Ocean Respect, Avène Termal Spring Water Skin & Cancer, dhe APIA, Shoqata për Ruajtjen e Zonës së Burimit Avène.

Cicalfate+Purifying Cleansing Gel

Purifikon - Qetëson - Pastron butësisht

Çmimi i zakonshëm 1,600.00 Lekë
Çmimi i zakonshëm 2,000.00 Lekë Çmimi i ulur 1,600.00 Lekë
Në ofertë Shitur

Xhel pastrues, qetësues për lëkura të irrituara dhe të dëmtuara

Flakon

Përshkrimi

Ky xhel pastrues që nuk than lëkurën qetëson dhe pastron lëkurën e irrituar apo reaktive të të gjithe familjes.

Formula e tij redukton irritimin, ndërsa veprimi i tij pastrues ndihmon në kufizimin e rrezikut të shumimit bakterial.

Me:

C+ RESTORE™: Përbërës postbiotik restaurues, që nxit riparimin e lëkurës.

KOMPLEKS SULFATESH BAKËR-ZINK: Kufizon shumimin bakterial duke siguruar një mjedis të shëndetshëm për rikuperim optimal të lëkurës.

I përshtatshëm për irritimet e përditshme (skuqje të ndryshme të lëkurës apo nga pelenat, gërvishtje, irritime intime, tatuazhe, procedura dermatologjike sipërfaqësore, kujdes për kordonin umbilikal, etj.).Është i përshtatshëm edhe për larjen e fytyrës, trupit, zonave intime të jashtme, duarve dhe kokës së foshnjave, fëmijëve dhe të rriturve.

ky xhel pastrues është formuluar pa aromë duke përdorur 98% përbërës me origjinë natyrale. Tekstura e tij e këndshme blu shkumëzon pas aplikimit.

Përdorimi

Aplikohet një ose dy herë në ditë në zonën e irrituar. Shkumohet dhe më pas shpëlahet. Të thahet lëkura butësisht, pa e fërkuar.


PAS PROCEDURËS:
Aplikohet xheli pastrues dhe kremi hidratues riparues dy herë në ditë, duke filluar që nga dita e parë dhe vazhdon derisa pamja e lëkurës të përmirësohet.

PAS TATUAZHIT:
Tatuazhi mbahet nën okluzion për 24 orët e para.
Pas 24 orësh: pastrohet me xhelin pastrues.
Pas 72 orësh: aplikohet kremi hidratues riparues dy herë në ditë.

Përbërësit

AVENE THERMAL SPRING WATER (AVENE AQUA). WATER (AQUA). GLYCERIN. DISODIUM COCO-GLUCOSIDE CITRATE. DECYL GLUCOSIDE. SODIUM COCOAMPHOACETATE. PENTYLENE GLYCOL. AQUAPHILUS DOLOMIAE FERMENT FILTRATED. ARGININE. CITRIC ACID. COPPER SULFATE. SODIUM CHLORIDE. TRISODIUM ETHYLENEDIAMINE DISUCCINATE. TROMETHAMIN. XANTHAN GUM. ZINC SULFATE