A-Derma Dermalibour+ Soothing Barrier Cream është një krem riparues me veti qetësuese që është krijuar ekskluzivisht për lëkurë të brishtë dhe të irrituar.
-DERMALIBOUR+ BARRIER krem izolon dhe mbron lëkurën e irrituar të gjithë familjes nga agresionet e jashtme (shtëpiake, profesionale), falë efektit të tij “lëkurë e dyfishtë” dhe formulës me tolerancë të lartë, pa silikon.
-IZOLON dhe MBRON lëkurën e irrituar nga agresionet e jashtme, falë kompleksit të përbërësve aktivë me origjinë natyrale “Sistemi lëkurë e dyfishtë” të përbërë nga dyll blete, trigliceride dhe glicerinë
• QETËSON dhe PASTRON lëkurën e irrituar nga irritimi i tepërt dhe agresionet e jashtme
• REZISTENTE ndaj ujit (të freskët, uji i detit ose ai i klorinuar i pishinave).
90% e përdoruesve me irritim nga kontakti kanë lëkurë më pak të irrituar.
Pa silikon. Pa aromë. Rezistent ndaj ujit.
Jo-komedogjenik.
Për lëkurën delikate, të irrituar ose të ndjeshme të bebeve, fëmijëve dhe të rriturve. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm në zona të ekspozuara si fytyra, duart, qafa, zona e pelenave ose zonat e prirura ndaj fërkimit. Ideal në rast dermatit kontakti, dermatit peri-oral, skuqje nga pelenat, irritime nga përdorimi i maskave ose ekspozimit të shpeshtë ndaj produkteve të pastrimit ose faktorëve klimatikë.