Serumi 3 në 1 është një trajtim unik dhe inovativ për fytyrën, i çertifikuar si dermatologjik dhe organik.
Tekstura e tij e freskët në formë xheli, jo ngjitëse, hidraton menjëherë lëkurën, brenda minutës së parë të aplikimit , duke mbushur dhe forcuar lëkurën e brishtë të fytyrës falë përbërësve aktivë me fuqi të lartë:
- Ekstrakti organik i Rhealba Oat®, me veti ekuilibruese dhe hidratuese
- Ekstrakti i Tarassacum, i njohur për vetitë mbrojtëse kundër ndotjes
- Acidi Hialuronik i përqendruar, që ofron hidratim afatgjatë
I testuar në lëkurë alergjike, pa aromë, pa vajra esencialë dhe jo-komedogjenik, formula e tij me 99% përbërës me origjinë natyrale përmban vetëm 9 përbërës thelbësorë për të garantuar tolerancë maksimale.
Lëkura, e hidratuar dhe e mbrojtur në mënyrë perfekte, bëhet më elastike, e mbushur dhe me një shkëlqim natyral që nga mëngjesi.