Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Zinc Power Spot Corrector

Redukton - Korrigjon - Zbeh shenjat post - akne

Regular price 1,260.00 Lekë
Regular price 1,800.00 Lekë Sale price 1,260.00 Lekë
Sale Sold out

Përkujdesje e lokalizuar kundër akneve

Flakon

Description

Inovacioni “Patch Invisible”: Aknet janë  më pak të dukshme që pas 4 orësh!

1 flakon=100 patche

Ky trajtim i targetuar, me teksturë xheli, ofron rezultate të shpejta dhe të dukshme duke korrigjuar madhësinë dhe ngjyrën e Akneve, ndërkohë që zbeh edhe shenjat që lidhen me to.

Në zemër të formulës së tij të avancuar gjenden përbërës aktivë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë në korrigjimin e papërsosmërive dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës:

  • Zink [PCA]: 100% me origjinë natyrale. Zinku është një përbërës aktiv i fuqishëm kundër papërsosmërive të lëkurës. I kombinuar me PCA,  ndihmon në përthithjen dhe depërtimin më të mirë të zinkut në lëkurë.
  • Acid sucinik (2%): 100% me origjinë natyrale. Veprimi i tij keratolitik i butë eksfolion dhe lëmon lëkurën dhe për të nxitur rinovimin e saj, pa e irrituar.
  • Niacinamid (5%): një përbërës aktiv shumë i rëndësishëm për të zbehur shenjat gradualisht dhe për të rregulluar prodhimin e tepërt të sebumit.
  • Ekstrakt litchi i përftuar përmes upcycling:  i pasur me tanina dhe flavonole, njihet për veprimin e tij si një “përmirësues i pamjes së lëkurës”.
  • Teknologjia e tij krijon një film të hollë, formon një “patch” (shtresë mbrojtëse) të padukshme mbi sipërfaqen e aknes.
  • Furça inovative Micro Patch mundëson aplikim shumë të saktë dhe të lehtë, direkt mbi akne.

Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe vepron si një patch (shtresë) që përshtatet me lëkurën:

  • Në mëngjes: pas kremit tuaj të ditës NUXE dhe para aplikimit të make-up-it.
  • Në mbrëmje: mbi lëkurë të pastër, si hapi i fundit i rutinës së kujdesit të lëkurës, për një veprim të targetuar gjatë natës.

Usage

Aplikoni direkt një sasi të vogël mbi akne, duke përdorur Micro Patch Brush, dhe lëreni të thahet për disa minuta përpara se të aplikoni make-up-in.

Shmangni kontaktin me sytë.

Ingredients

AQUA/WATER, HYDROLYZED CORN STARCH, NIACINAMIDE, ALCOHOL DENAT., GLYCERIN, SUCCINIC ACID, 1,2-HEXANEDIOL, SODIUM POLYITACONATE, ZINC PCA, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, SODIUM HYDROXIDE, GLYCERYL CAPRYLATE, BUTYLENE GLYCOL, XANTHAN GUM, CITRIC ACID, LITCHI CHINENSIS PERICARP EXTRACT [N5905/A].