Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Very Rose Soothing Moisturizing Body Milk

Hidraton - Qetëson - Sublimon

Regular price 2,880.00 Lekë
Regular price 3,600.00 Lekë Sale price 2,880.00 Lekë
Sale Sold out

Qumësht hidratues për trupin me aromë trëndafili

Flakon

Description

Shtoni një moment delikatese dhe mirëqenieje në jetën tuaj të përditshme falë këtij qumështi trupi të butë të pasuruar me ekstraktin e trëndafilit rozë.
Ky qumësht delikat depërton shpejt në lëkurë dhe lejon veshjen menjëherë pas aplikimit. Ai i siguron lëkurës suaj hidratim 24 orësh për rehati optimale. Është i përshtatshëm për të gjitha lëkurat, madje edhe për lëkurën e ndjeshme.

Ky qumësht me nota delikate rozë e vesh lëkurën tuaj me një vello aromatike të parezistueshme që ju shoqëron gjatë gjithë ditës.

96% përbërës me origjiinë natyrale

Usage

Numëroni 6 shtypje pompash nga flakoni në ditë për të gjithë trupin.

Mundësisht masazhoni këmbët me lëvizje lart, duke shkuar nga këmba në ije. Pastaj masazhoni krahët duke i zbutur, nga duart në gjoks.

Për stomakun, rekomandohet masazhi rrethor në drejtim të akrepave të orës (nxit tretjen).

Ingredients

AQUA/WATER, C10-18
TRIGLYCERIDES, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, BUTYRSPERMUM
PARKII (SHEA) BUTTER, GLYCERIN, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, GLYCERYL
STEARATE CITRATE, BETAINE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE,
PARFUM/FRAGRANCE, BEHENYL ALCOHOL, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, SODIUM
STEAROYL GLUTAMATE, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE,
PARFUM/FRAGRANCE, BEHENYL ALCOHOL, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, SODIUM
STEAROYL GLUTAMATE, 1.2-HEXANED