SVR Sun Secure GLOW sun Water SPF50+ 100 ml është një përkujdesje mbrojtëse nga dielli me grimca të arta shkëlqimdhënëse, e krijuar për ata që kërkojnë mbrojtje të plotë nga dielli me një prekje elegance.
Përkujdesja mbrojtëse nga dielli ikonike e SVR , ultra i lehtë dhe i freskët, që ofron mbrojtje shumë të lartë dermatologjike, tani është i disponueshëm edhe në këtë version të ri me shkëlqim.
Kjo perkujdesje mbrojtese nga dielli inovative është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe ofron një shtresë të lehtë shkelqimi, pa peshë, që përthithet lehtësisht pa lënë mbetje. Tekstura e tij si ujë dhe freskuese siguron një aplikim të lehtë dhe jo të yndyrshëm, ideal për përdorim të përditshëm, si nën make-up ashtu edhe më vete.
I pasuruar me një aromë të lehtë dhe të këndshme verore, ai e shndërron rutinën e mbrojtjes nga dielli në një përvojë më luksoze.
Falë vetive hidratuese, lëkura ndihet menjëherë e freskët dhe e hidratuar, duke ruajtur shkëlqimin gjatë gjithë ditës.
- MBROJTJE SHUMË E LARTË UVA DHE UVB: Sun Secure Filter Complex - falë një kombinimi të patentuar prej 4 filtrash organikë fotostabël, të cilët krijojnë një barrierë fizike në sipërfaqen e lëkurës. Ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave kafe, përfshirë melasmën.
- EKSTRAKT LEPIDIUM SATIVUM + VITAMINË E + NIACINAMIDE:
kompleks anti-oksidues që ndihmon në riparimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga ekspozimi në diell.
- 100% Grimca Natyrale Perle te Arta Dhe Bronzi: i japin lëkurës një efekt të menjëhershëm shkëlqimi sateni, pa vija dhe pa njolla, duke zbukuruar të gjitha tonet e lëkurës.