Skip to content

Language

Cart
Skip to product information

Sun Secure Moisturising Sun Water SPF 30

Mbrojtje nga dielli SPF 30 - hidratim - përkujdesje bifazike - rezistente ndaj ujit dhe fërkimit

Regular price 2,720.00 Lekë
Regular price 3,400.00 Lekë Sale price 2,720.00 Lekë
Sale Sold out

Përkujdesje mbrojtëse nga dielli bifazike, hidratuese, shumë e lehtë, me SPF 30

Flakon

Description

Një përkujdesje në trajtë uji me dy faza, e freskët, ultra e lehtë dhe e padukshme, kombinuar me mbrojtje shumë të lartë dermatologjike: Sun Secure Water SPF30 do ta adhuroni ta aplikoni dhe ta riaplikoni!

Me një aromë të lehtë dhe të këndshme verore, ai e shndërron rutinën e mbrojtjes nga dielli në një përvojë më luksoze.

Falë vetive hidratuese, lëkura ndihet menjëherë e freskët dhe e hidratuar, duke ruajtur shkëlqimin gjatë gjithë ditës.

- MBROJTJE SHUMË E LARTË UVA DHE UVB, IR dhe drita blu:

Sun Secure Filter Complex - një kombinim i patentuar prej 3 filtrash organikë fotostabël, siguron përtej mbrojtjes ndaj rrezeve UVB, UVA edhe mbrojtje te shtuar kundër efekteve të dëmshme dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga drita infra e kuqe dhe e dukshme (përfshirë dritën blu)

Për të luftuar plakjen e përshpejtuar të lëkurës permban edhe EKSTRAKT LEPIDIUM SATIVUM + VITAMINË E + NIACINAMIDE:
kompleks anti-oksidues që ndihmon në riparimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga ekspozimi në diell.

Të gjitha tipet e lëkurave të ndjeshme nga dielli.

Fëmijë mbi 3 vjeç, te rritur.

Fytyrë & Trup.

Usage

Tundeni flakonin fuqishëm për të paktën 5 sekonda. E rëndësishme është që të dy fazat të jenë të përziera në mënyrë të përsosur dhe që permbajtja te duket portokalli-e verdhë!

Pa përzierje, pa homogjenitet, nuk do të jeni të mbrojtur. Pse? Sepse filtrat ndodhen në fazën vajore.

Aplikojeni para çdo ekspozimi në diell dhe riaplikojeni gjatë ekspozimit të zgjatur. Në të gjitha zonat e fytyrës dhe trupit të ekspozuara ndaj diellit. Spërkatni në duar para se ta aplikoni në fytyrë. Shmangni kontaktin me sytë.

Ingredients

AQUA/WATER/EAU, DICAPRYLYL CARBONATE, UNDECANE, ISOAMYL LAURATE, DIISOPROPYL ADIPATE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, TRIDECANE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, HEXYLENE GLYCOL, NIACINAMIDE, SODIUM CHLORIDE, BIXA ORELLANA SEED EXTRACT, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, LEPIDIUM SATIVUM SPROUT EXTRACT, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TOCOPHEROL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, CITRIC ACID, COCO-BETAINE, POTASSIUM SORBATE, SODIUM BENZOATE, PARFUM (FRAGRANCE)