Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

SEBIACLEAR Body Spray

Redukton imperfeksionet - Parandalon rishfaqjen e tyre - Zbut teksturën e lëkurës - Zvogëlon shenjat pas akneve.

Regular price 1,890.00 Lekë
Regular price 2,700.00 Lekë Sale price 1,890.00 Lekë
Sale Sold out

Korrektor intensiv i akneve, i pikave të zeza dhe shenjave post-akne  

Flakon

Description

Thuajini lamtumirë njollave të lëna nga aknet në trup! 

I formuluar për të korrigjuar papërsosmëritë në shpinë, shpatulla dhe dekolte, spraji  Sebiaclear ofron -40% më pak shenja post-akne në vetëm 2 javë perdorim! 

Formuluar  posaçërisht për të trajtuar aknet në shpinë, shpatulla dhe dekolte, falë spërkatjes 360°, arrin në zonat e vështira për t'u arritur. Tekstura e tij fluide, jo e yndyrshme dhe që thahet shpejt, lejon përdorim të përditshëm pa shqetësime.

Formula e tij kombinon 8% glukonolakton për të purifikuar dhe eksfoliuar qelizat e vdekura, 5% niacinamide për të qetësuar dhe parandaluar shenjat, 2% acid laktobionik për të eksfoliuar butësisht dhe 1% zink për të rregulluar hiperprodhimin e sebumit. 

Pa alkool, pa alergjenë, pa ngjyrues.

Formuluar për lëkura me tendencë akneike: shpinë, shpatulla, dekolte.

Nga mosha 10 vjeç.

Jo-komedogjenik.

Testuar mbi mekanizmat endokrinë estrogjenikë, androgjenikë dhe tiroide.

Testimet janë kryer nga një laborator i pavarur i specializuar në çrregullimet endokrine.

Usage

Perdorimi:

Në mëngjes:

  1. Pastroje zonën me një larës të butë.
  2. Thaje mirë lëkurën.
  3. Spërkate produktin nga 5–10 cm largësi.
  4. Lëre të thahet pa e shpëlarë.
  5. Nëse zona ekspozohet në diell, përdor krem mbrojtës SPF 30–50.

Në mbrëmje:

  1. Pastroje përsëri zonën.
  2. Thaje mirë.
  3. Apliko produktin dhe lëre të thahet.

Kujdes:

Mos e apliko pranë syve.Mos e përdor mbi lëkurë të dëmtuar ose të irrituar.

Nëse shfaqet irritim i vazhdueshëm, ndërprite.

Ingredients

AQUA/WATER/EAU, ISOPENTYLDIOL, ALCOHOL DENAT., GLUCONOLACTONE, NIACINAMIDE, LACTOBIONIC ACID, SODIUM HYDROXIDE, ZINC GLUCONATE, PARFUM/FRAGRANCE