NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
Zinc Power Purifying Cleansing Gel
Pastron - Zbllokon poret - Redukton yndyrën e tepërt
Regular price
2,450.00 Lekë
Regular price
3,500.00 Lekë
Sale price
2,450.00 Lekë
Unit price/ per
Sale
Sold out
Xhel pastrues, purifikues për fytyrën dhe trupin për lëkura mikse me tendencë akneike
Couldn't load pickup availability
Description
I krijuar për lëkurë mikse, të yndyrshme dhe me tendencë akneike, ky xhel purifikues nuk bllokon poret dhe është hapi i parë i rëndësishëm në rutinën kundër papërsosmërive të lëkurës. Pastron në thellësi, matifikon dhe ndihmon në ngushtimin e poreve pa e tharë lëkurën.
Aknet dhe pikat e zeza reduktohen, ndërsa shenjat e tyre zbehen dhe pamja e lëkurës përmirësohet.
Përmban:
· Zink [PCA], që ndihmon në luftimin e papastërtive dhe yndyrës së tepërt.
· Ekstrakt litchi të përftuar nga riciklimi/upcycling, që ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
· Bazë pastruese me origjinë natyrale, që pastron butësisht pa e tharë lëkurën.
· 98% përbërës me origjinë natyrale
· Formulë vegane
· Pa sulfate
Tekstura e tij transparente shndërrohet në një shkumë të hollë me aromë shalqiri dhe menteje, shumë të freskët.
Usage
Aplikoni sasinë e një shtypjeje të pompës në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë dhe trup, duke shmangur kontaktin me sytë.
Masazhojeni me lëvizje rrethore për të larguar papastërtitë dhe më pas shpëlajeni me ujë të pastër. Në rast kontakti me sytë, shpëlajini me shumë ujë.