Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieuse® [HYALU] Boost The Reviving Eye Stick

Redukton shenjat e lodhjes - Zvogëlon enjtjet rreth syve - Zbeh rrathët e errët poshtë syve

Regular price 2,380.00 Lekë
Regular price 3,400.00 Lekë Sale price 2,380.00 Lekë
Sale Sold out

Përkujdesje super - aktivizuese hidratuese, rigjallëruese e shkëlqimit të lëkurës për konturin e syve 

Stick

Description

Zgjojeni shikimin tuaj me këtë stick  hidratues freskues me efekt  si " kub akulli"!

I pasuruar me kafeinë, e njohur për të zvogëluar shfaqjen e ënjtjes dhe rrathëve të errët, ky stick freskon dhe qetëson zonën rreth syve. Sytë duken të çlodhur, si pas një nate të mirë gjumi. Lëkura hidratohet menjëherë, dhe pamja është më e shkëlqyeshme.

Në zemër të formulës së saj super-aktivizuese, qëndron një dyshe aktive eksperte:

- Acidi Hialuronik me peshë të ulët molekulare: hidraton lëkurën dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës

- Kafeina 100% me origjinë natyrale, stimulon mikroqarkullimin, duke ndihmuar në reduktimin e enjtjeve rreth syve dhe në zbehjen e ngjyrës së rrathëve të errët.Kafeina vepron në sinergji me bazën hidratuese, të formuluar posaçërisht për të respektuar ndjeshmërinë e zonës delikate të konturit të syve.

Avantazhi i saj: një teksturë rozë ultra e freskët me efekt 'kubi akulli', pa film ngjitës.

Efikasitet i provuar klinikisht:

- Menjëherë: ofron një ndjesi freskie për 93% të përdoruesve (4).

- Lëkura është e hidratuar për 90% të përdoruesve (4)-

Pas 7 ditësh:

Zona e syve është e dekongjestuar dhe pamja është më e freskët për 90% të përdoruesve (1).

Zona e syve duket e mbushur për 90% të përdoruesve (1)

- Pas 1 muaji:

Zona e syve është e hidratuar dhe e shlodhur për 90% të përdoruesve (5).

Pa parfum. Testuar dermatologjikisht dhe oftalmologjikisht. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

(1)  Test përdorimi   - 29 përdorues. % kënaqësie pas 7 ditësh. (2) Test përdorimi - 20 përdorues - përmirësim % i vlerësuar nga një dermatolog pas 56 ditësh. (3) Test përdorimi - 16 përdorues - përmirësim % i vlerësuar nga një dermatolog pas 56 ditësh. (4)  Test përdorimi   - 29 përdorues. % kënaqësie të menjëhershme. (5)  Test përdorimi   - 29 përdorues. % kënaqësie pas 28 ditësh.

Usage

Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje nën qepallën e poshtme, nga këndi i brendshëm në këndin e jashtëm, pastaj mbi qepallën e sipërme, gjithashtu nga këndi i brendshëm në këndin e jashtëm. Për një efekt shtesë freskues, mund ta vendosni në frigorifer.

Ingredients

AQUA/WATER, GLYCERIN, SODIUM STEARATE, PENTYLENE GLYCOL, CAFFEINE, BENZYL ALCOHOL, CAPRYLYL GLYCOL, HYALURONIC ACID, MICA, CI 77491/IRON OXIDES [N6206/A].