Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Prodigieux® Neroli Le Parfum

Me nota neroli, verbena,livando

Regular price 5,120.00 Lekë
Regular price 6,400.00 Lekë Sale price 5,120.00 Lekë
Sale Sold out

Ujë i parfumuar me aromën legjendare të Huile Prodigieuse Neroli

Shishe

Description

Nga aroma qetesuese e Huile Prodigieuse® Neroli lindi edhe parfumi Prodigieux®Neroli, Formule vegane,
pa perberes me origjine shtazore.Një arome agrumesh dalluese ndërthurur me bergamotin hyjnor, ju sjell një gjallëri të re frymezuese. Një buqetë lulesh verbena, livandoje dhe lulesh portokalli përzihen për të nxjerrë në pah notat qetësuese dhe relaksuesei të vajit. Me 96% perberes me origjine natyrale.

Usage

Parfumi Prodigieux® Neroli sprucohet disa centimetra nga lëkura, në qafë
dhe në pjesën e brendshme të kyçeve të duarve.

Ingredients

ALCOHOL DENAT, AQUA/WATER, PARFUM/FRAGRANCE, LINALOOL, LIMONENE, CITRAL, GERANIOL [N2222/A]