Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

NUXURIANCE ULTRA The Anti-Dark Spot + Anti-Aging Cream SPF30

Redukton njollat - Trajton shenjat e moshës - Tonifikon - Mbron nga dielli

Regular price 5,520.00 Lekë
Regular price 6,900.00 Lekë Sale price 5,520.00 Lekë
Sale Sold out

Risia Nuxuriance ULTRA : Një produkt, dy rezultate : Kundër njollave + anti-moshë!

Tubet

Description

Plakja e lëkurës fillon shumë kohë para se të shfaqen shenjat e para të dukshme. Kjo është arsyeja pse NUXE ndjek një qasje holistike: falë teknologjisë unike ALFA [3R], niacinamidit dhe mbrojtjes nga dielli SPF 30, përkujdesja Nuxuriance ULTRA kombinon veprimin kundër njollave të errëta me efikasitetin anti-moshë për të luftuar shenjat e dukshme të plakjes së lëkurës.

Në thelb të formulës ndodhet TEKNOLOGJIA ALFA [3R], një trio e fuqishme anti-moshë, më efikase se Retinoli:

Ekstrakt Alfalfa të kultivuar në Francë me metoda organike  - mbështet rigjenerimin e lëkurës.

Acid Hialuronik natyral - hidraton dhe mbush lëkurën.

Ekstrakt Hemerocallis fulva, nxjerrë me metodën ekologjike të ekstraktimit - ndihmon në rinovimin e lëkurës.

Kjo përkujdesje  kundër njollave me SPF 30 është gjithashtu e pasuruar me 5% Niacinamide, i njohur për veprimin zbardhues dhe uniformizues te tonit të lëkurës.

  • NUXE ka shtuar 4 filtra organikë mbrojtes nga dielli për të arritur një faktor mbrojtës SPF 30, duke mbrojtur lëkurën dhe duke parandaluar plakjen e parakohshme nga dielli.
  • Formulë vegane, pa përbërës ose derivate me origjinë shtazore.
  • 4 patenta (LU) që mbrojnë këtë inovacion.
  • Tekstura e lehtë, jo e yndyrshme dhe jo ngjitëse.
  • Përthithet shpejt pa lënë film në lëkurë.
  • E përshtatshme për të gjitha llojet dhe tonet e lëkurës.

Me teksturën e tij të butë, përshtatet në mënyrë të përsosur në çdo rutinë të kujdesit për lëkurën - për këdo që vlerëson shumë-funksionalitetin në jetën e përditshme dhe në të njëjtën kohë mbështetet në përsosmërinë e përkujdesjeve NUXE për lëkurën.

Usage

Merrni një sasi të bollshme krem dhe ngroheni lehtë midis duarve.Vendoseni në fytyrë duke përdorur të dyja duart, duke filluar nga qendra drejt skajeve te fytyrës (duke shmangur zonën e syve).Mos hezitoni ta aplikoni edhe në dekolte. Masazhojeni derisa kremi të përthithet plotësisht. Përfundojeni aplikimin duke trokitur lehtë me gishta në të gjithë fytyrën për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës.

Këshilla shtesë:

  • Përdoreni në mëngjes, ideale pas Super Serum [10].
  • Kur ekspozoheni ndaj diellit të fortë ose për një kohë të gjatë, përdorni një përkujdesje të përshtatshme mbrojtëse nga dielli.
  • Shmangni kontaktin me sytë; në rast kontakti, shpëlajeni menjëherë me ujë të bollshëm.

 

Ingredients

AQUA/WATER, DIBUTYL ADIPATE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, DIISOPROPYL SEBACATE, NIACINAMIDE, ETHYLHEXYL TRIAZONE, ALCOHOL DENAT., GLYCERIN, POLYGLYCERYL-6 STEARATE, ISOPROPYL LAUROYL SARCOSINATE, PARFUM/FRAGRANCE, SQUALANE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, PHENYLBENZIMIDAZOLE SULFONIC ACID, BENZYL ALCOHOL, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL, ARGININE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, CETEARYL ALCOHOL, GLYCERYL STEARATE, POLYGLYCERYL-6 BEHENATE, HYALURONIC ACID, ROSA CANINA FRUIT OIL, SODIUM GLUCONATE, MEDICAGO SATIVA (ALFALFA) EXTRACT, HEMEROCALLIS FULVA FLOWER EXTRACT, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM HYDROXIDE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, LINALOOL, COUMARIN, HYDROXYCITRONELLAL, GERANIOL, CITRONELLOL, ROSE KETONES, BENZALDEHYDE, BENZYL BENZOATE [N5710/A].