NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
NUXE Rêve de Miel Lip Moisturising Stick Duo (2 x 4gr)
Hidraton - Riparon - Mbron
Regular price
1,050.00 Lekë
Regular price
1,500.00 Lekë
Sale price
1,050.00 Lekë
Unit price/ per
Sale
Sold out
Paketimi përmban 2 balsam hidratues në formë stiku me nga 4g për të ushqyer, zbutur dhe mbrojtur buzët e thata çdo ditë.
Couldn't load pickup availability
Description
Stick hidratues që shkrihet në kontakt me lëkurën pa lënë njolla të bardha mbi të.
Të ushqyera dhe të riparuara buzët rigjejnë butësinë e tyre .
Me 100% përbërës natyralë.
Kjo formulë kombinon mjaltin, vajin e lulediellit dhe dyllin e bletës për të hidratuar, riparuar dhe mbrojtur buzët nga agresionet e jashtme (era, i ftohti, etj.)si dhe vaj organik Cameline me veti qetësuese.
I parfumuar me vajrat esenciale të Qitros dhe Limonit.
Usage
Aplikohet çdo ditë mbi buzë dhe konturin e tyre sa shpesh të jetë e nevojshme si në dimër dhe në verë.