Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

Nutri-Filler Lips

Ushqen - Mbush

Regular price 2,880.00 Lekë
Regular price 3,600.00 Lekë Sale price 2,880.00 Lekë
Sale Sold out

Balsam buzësh ushqyes dhe mbushës

Stik

Description

NUTRI-FILLER LIPS është një balsam vajor ultra ushqyes për të rikthyer komoditetin dhe volumin natyral të buzëve të thata, duke i dhënë shkëlqim natyral.
Zgjidhje inovative me 3 veprime kryesore:
-Ushqim dhe riparim: dy vajra shumë ushqyes dhe gjalp shea për të ushqyer, rikthyer dhe mbrojtur buzët e dëmtuara.
-Mbushje dhe zbutje: përforcues kolagjeni me peptide që mbush dhe riformon konturin e buzëve.
-Shkëlqim natyral: kompleksi NCEF së bashku me një përbërës shtesë për shkëlqim, që rikthen ngjyrën natyrale të buzëve menjëherë.
Buzët ndihen të rehatuara dhe të gjalla që në momentin e parë. Me përdorim të vazhdueshëm, bëhen më të buta dhe më të plota.

Usage

Hiqeni kapakun, pastaj rrotulloni bazën e stikut në trajtë stilolapsi dhe prisni që një sasi e vogël balsami të shfaqet në majën e aplikuesit. Aplikoni me bollëk në buzë dhe riaplikoni sipas nevojës.

Shënim: Për përdorimin e parë, rrotulloni bazën disa herë për të përgatitur produktin dhe për ta lënë balsamin të ngrihet.
Më pas, 1 deri në 3 rrotullime janë të mjaftueshme për të shpërndarë sasinë ideale.

Ingredients

RICINUS COMMUNIS (CASTOR) SEED OIL, GLYCINE SOYA (SOYBEAN) OIL, POLYAMIDE-8, OLEIC/LINOLEIC/LINOLENIC POLYGLYCERIDES, MYRISTYL LACTATE, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, PENTAERYTHRITYL TETRABEHENATE, SHOREA ROBUSTA SEED BUTTER, ISOPROPYL PALMITATE, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, PARFUM (FRAGRANCE), ETHYLHEXYL PALMITATE, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER UNSAPONIFIABLES, SUCROSE PALMITATE, AQUA (WATER, EAU), LECITHIN, TRIBEHENIN, CITRIC ACID, TOCOPHERYL ACETATE, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, GLYCERYL LINOLEATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, SODIUM CHLORIDE, SORBITAN ISOSTEARATE, SWERTIA CHIRATA EXTRACT, CI 45410 (RED 27), LACTIC ACID, GLUCOSE, PHENOXYETHANOL, SODIUM HYALURONATE, POTASSIUM CHLORIDE, POTASSIUM SORBATE, CALCIUM CHLORIDE, MAGNESIUM SULFATE, GLUTAMINE, PALMITOYL TRIPEPTIDE-1, SODIUM PHOSPHATE, ASCORBIC ACID, SODIUM ACETATE, TOCOPHEROL, LYSINE HCL, ARGININE HCL, ALANINE, HISTIDINE HCL, VALINE, LEUCINE, THREONINE, ISOLEUCINE, TRYPTOPHAN, PHENYLALANINE, TYROSINE, GLYCINE, POLYSORBATE 80, SERINE, CYSTINE, CYANOCOBALAMIN, GLUTATHIONE, ASPARAGINE, ASPARTIC ACID, ORNITHINE HCL, GLUTAMIC ACID, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, PROLINE, METHIONINE, TAURINE, HYDROXYPROLINE, GLUCOSAMINE HCL, COENZYME A, SODIUM GLUCURONATE, THIAMINE DIPHOSPHATE, RETINYL ACETATE, INOSITOL, NIACIN, NIACINAMIDE, PYRIDOXINE HCL, BIOTIN, CALCIUM PANTOTHENATE, RIBOFLAVIN, SODIUM TOCOPHERYL PHOSPHATE, THIAMINE HCL, FOLIC ACID