NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!
NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.
Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!
E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.
“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.
Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.
My Golden Crush Kit
Regular price
2,450.00 Lekë
Regular price
3,500.00 Lekë
Sale price
2,450.00 Lekë
Unit price/ per
Sale
Sold out
Lëreni veten të përfshiheni nga përvoja e jashtëzakonshme shqisore e gamës Prodigieuse®, e karakterizuar nga aroma e saj ikonike, e ngrohtë dhe diellore.
Couldn't load pickup availability
Description
Një set ideal për të zbuluar produktet ikonike të NUXE ose për t'i marrë me vete gjatë udhëtimeve, falë formatit të tij praktik dhe elegant,
Shoqëruar me një çantë kozmetike Prodigieuse® nga NUXE ju ofron një ritual të plotë bukurie me katër hapa, për një përvojë unike kujdesi, kënaqësie dhe aromatizimi.