Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

My Blemish Control Routine - Zinc Power

Regular price 2,380.00 Lekë
Regular price 3,400.00 Lekë Sale price 2,380.00 Lekë
Sale Sold out

Lëkura Ime, Dashuria Ime! Zbuloni një lëkurë të pastruar, të butë dhe rrezatuese!

Description

Zbuloni përfitimet e Zinkut [PCA] dhe Ekstraktit të Litchi-t me gamën ZINC POWER, të krijuar për lëkurë mikse deri në të yndyrshme dhe me tendencë akneike.

E testuar dermatologjikisht, kjo rutinë e plotë, matifikon dhe njëtrajtëson relievin e lëkurës, duke ofruar një përvojë unike shqisore.

Purifying Cleansing Gel

Purifying and Spot Control Toner


Blemish and Spot Control Serum

Mattifying Fluid Pore Minimizer


Usage



Një rutinë pastrimi me 4 hapa:

- Hapi 1: Hapi i parë thelbësor në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën kundër imperfeksioneve, Purifying Cleansing Gel 30ml, pastron thellësisht, matifikon dhe redukton poret pa e tharë lëkurën.

- Hapi 2: Hapi i dytë në pastrim,  Purifying and Spot Control Toner  50ml, rafinon lëkurën dhe e matifikon, duke e lënë atë të pastër dhe të rehatshme. 

- Hapi 3: Më pas, aplikoni një sasi të vogël të Blemish and Spot Control Serum 5ml, i cili redukton njollat, shenjat post-akne dhe shtrëngon poret. Në vetëm 7 ditë, tekstura e lëkurës rafinohet dhe njollat zvogëlohen.

- Hapi 4: Përfundoni rutinën tuaj me Mattifying Fluid Pore Minimizer 15 ml, matifikues për minimizimin e poreve,  i cili shtrëngon poret ndërsa zvogëlon imperfeksionet (aknet, pikat e zeza) për një lëkurë më të lëmuar.

Përkujdesje të lëkurës të formuluara dhe të prodhuara në Francë.