Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Huile Prodigieuse® OR Florale Multi-Purpose Gold Dry Oil Roll- on

Hidraton - Sublimon - Shkëlqen

Regular price 960.00 Lekë
Regular price 1,200.00 Lekë Sale price 960.00 Lekë
Sale Sold out

Vaj i thatë shumë-përdorimësh me aromë florale dhe grimca rose gold

Description

Përkujdesja mitike e NUXE, Huile Prodigieuse®me 7 vajra të çmuar 100% natyralë, vjen me një aromë të re lulesh dhe delikate(grejpfrut, manjolë dhe myshk) dhe grimca natyrale perlash rose gold.

Ky vaj hidratues ruan të njëjtat veti të Huile Prodigieuse®dhe të njëjtin efikasitet në trup, fytyrë dhe flokë.

Veprimi i tij anti-oksidues, efekti i tij "mburojë anti-ndotje" * dhe efekti i tij në zvogëlimin e shfaqjes së strijave e bëjnë atë aleatin tuaj të përditshëm. Cilësia e papërsëritshme e vajit të thatë Nuxe, dhuron nje ndjesi freskie lulesh për të përjetuar një moment të ri kënaqësie.

Usage

Përdoreni Huile Prodigieuse® Florale Gold Roll-On gjatë gjithë vitit, dimër dhe verë, në fytyrë, trup dhe flokë.
Tundeni mirë para përdorimit.

- Në fytyrë, rrotullojeni roll-on-in në pëllëmbën e dorës dhe më pas aplikoni vajin në pikat më të larta të fytyrës: mollëzat, urën e hundës dhe ballin mbi vetulla. Mund ta aplikoni edhe roll-on-in direkt në fytyrë duke përdorur lëvizje të buta rrethore masazhi.
- Në trup, rrëshqiteni butësisht roll-on-in mbi lëkurë të pastër dhe të thatë (gjoks, këmbë, etj.) dhe nxirrni në pah zonat që dëshironi të ndriçoni.

- Në flokë, rrotullojeni roll-on-in në pëllëmbën e dorës, fërkoni lehtë vajin midis pëllëmbëve dhe më pas aplikojeni në gjatësi dhe maja për t'i theksuar ato.

Ingredients

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CORYLUS AVELLANA (HAZEL) SEED OIL, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, TOCOPHEROL, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, TOCOPHERYL ACETATE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, ASCORBIC ACID, LIMONENE, LINALOOL, CITRAL, CITRONELLOL, HYDROXYCITRONELLAL, GERANIOL [N2216/A].