Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Nuxe

NUXE - një histori e jashtëzakonshme suksesi e një gruaje!

NUXE, marka që ka arritur të pajtojë të papajtueshmet. Të rrënjosura në rigorozitetin dhe cilësinë e farmaceutikës franceze, produktet NUXE për kujdesin e lëkurës, kombinojnë përbërës aktivë me performancë të lartë me kënaqësinë e teksturave dhe aromave të parezistueshme.

Serioze, magjepsëse, efikase dhe sensuale, ato janë luksi juaj i përditshëm!

E frymëzuar nga natyra dhe e udhëhequr nga shkenca, NUXE qëndron vazhdimisht në kërkim të inovacionit. Qëllimi është të ofrojë rezultate të provuara dhe përvoja unike për përdoruesit, çka e ka bërë një nga markat më të preferuara të kujdesit për lëkurën në farmacitë në Francë.

“Clean beauty” - Bukuri e pastër sipas NUXE
Vizioni i NUXE për bukurinë e pastër (Clean beauty) bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të
formulave. NUXE mbështetet në formula me përqindje të lartë përbërësish natyralë, duke përdorur ekskluzivisht vajra bimorë dhe duke shmangur vajrat minerale, ngjyruesit sintetikë dhe përbërësit shtazorë (me përjashtim të produkteve të bletës). Të gjitha produktet janë vegjetariane dhe shumica vegane, ndërsa formulimet përjashtojnë edhe përbërës si sulfatet në shampo dhe silikoni në kujdesin për flokët.

Nga përzgjedhja e kujdesshme e lëndëve të para deri te standardet e formulimit, çdo produkt synon të ruajë ekuilibrin ideal midis natyralitetit, efikasitetit, përvojës shqisore dhe ndikimit në mjedis, pa kompromis në siguri.

Hair Detangling Leave-in Hair Milk

Shpleks- Hidraton - Mbron

Regular price 2,000.00 Lekë
Regular price 2,500.00 Lekë Sale price 2,000.00 Lekë
Sale Sold out

Qumësht pa shpëlarje, shpleksës dhe mbrojtës gjatë tharjes dhe stilimit të flokëve

Flakon

Description

Kënaquni me fuqinë transformuese të vajit të fermentuar të Camellias rozë ,ekstraktit quinoaqë përmban 17 aminoacide (që mund të lidhen me sipërfaqen e flokëve për ta mbrojtur atë dhe për t'i rikthyer shkëlqimin) dhe aromën varësuese të Huile Prodigieuse® për flokë jashtëzakonisht të bukur.

Qumështi pa shpëlarje për flokët i shpleks menjëherë flokët dhe i mbush me lagështi për kaçurrela të buta dhe të lehta. Kjo përkujdesje pa silikon mbron flokët nga nxehtësia e stiluesve deri në 230°C/446°F. Flokët tuaj janë të shndritshëm dhe të butë në prekje.

Tekstura e tij e butë si qumësht i parfumon flokët në mënyrë delikate për një përvojë shqisore të pakrahasueshme.


Flokët ndihen më të lehtë për 95% të përdoruesve pas aplikimit të parë.
Flokët janë të aromatizuara në mënyrë delikate për 90% të përdoruesve pas aplikimit të parë.

Usage

Aplikojeni çdo ditë në flokë të tharë me peshqir duke e spërkatur në gjatësi dhe maja, ose në flokë të thatë duke e spërkatur në pëllëmbën e dorës para se ta shpërndani.
Mos e shpëlani.
Shmangni kontaktin me sytë.
Në rast kontakti, shpëlajini me kujdes.

Ingredients

AQUA/WATER, C14-22 ALCOHOLS, BRASSICAMIDOPROPYL DIMETHYLAMINE, PARFUM/FRAGRANCE, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, C12-20 ALKYL GLUCOSIDE, PANTHENOL, LACTIC ACID, CETYL ALCOHOL, STEARYL ALCOHOL, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, HYDROLYZED QUINOA, BENZYL ALCOHOL, PANTOLACTONE, SODIUM BENZOATE, CANDIDA BOMBICOLA/GLUCOSE/METHYL RAPESEEDATE FERMENT, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES, LINALYL ACETATE, LINALOOL, CITRONELLOL, CITRUS AURANTIUM PEEL OIL, DIMETHYL PHENETHYL ACETATE, LIMONENE, GERANIOL, PELARGONIUM GRAVEOLENS FLOWER OIL, ISOEUGENOL [N5406/A].