Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
Filorga

Laboratori i parë francez i mjekësisë estetike, dedikuar përkujdesjeve eksperte anti-moshë!
Historia e Laboratoires FILORGA, fillon në vitin 1978. Imagjinoni që kjo ishte shumë përpara ardhjes së Botoks-it dhe injeksioneve anti-moshë. Dr. Michel Tordjman, një mjek estetik francez, i apasionuar pas biologjisë qelizore dhe një njeri vizionar, ishte i bindur se ne mund të veprojmë për të rigjallëruar qelizat tona dhe për të ngadalësuar plakjen e lëkurës.
Ambicia e Dr. Tordjman ishte që ekspertizën e tij në mjekësinë estetike ta bënte të arritshme për sa më shumë njerëz. Kështu, krijimi i FILORGA u frymëzua nga solucionet polirevitalizuese të Dr.Tordjman. Laboratorët Filorga kanë kaluar ekspertizën në injeksione në krijimin e përkujdesjeve kozmetike me të njëjtët përbërës aktivë si ato të përdorura në injeksione!
Prandaj gama FILORGA ofron “mjekësi estetike në vazo”!
Që nga fillimi, Laboratoires FILORGA kanë projektuar, zhvilluar dhe prodhuar injeksione të përdorura nga mjekët më të mëdhenj të estetikës në mbarë botën për ta bërë ekspertizën e tyre në mjekësinë estetike të aksesueshme për një audiencë më të gjerë, Përkujdesjet FILORGA janë krijuar nga formulues ekspertë të njohur për aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të prodhuar tekstura unike dhe sensoriale; me efikasitet të dukshëm anti-moshë që prej 7 ditësh përdorimi.
NCEF [New Cellular Encapsulated Factors] është kompleksi unik i Laboratoires FILORGA që është i integruar në të gjitha përkujdesjet e lëkurës (përveç sheet masks, solucionit micellar, pastruesit shkumues). NCEF siguron elementë që janë thelbësorë për funksionimin e duhur të qelizave tona duke respektuar mekanizmat natyralë të lëkurës: acid hialuronik, aminoacide, vitamina, koenzima, minerale dhe antioksidantë, përbërës të përdorur në injeksione për të aktivizuar rigjenerimin e qelizave dhe për të luftuar shenjat e plakjes.

FILORGA DAILY PEEL – WRINKLES

Rigjeneron - Redukton rrudhat - I jep shkëlqim lëkurës

Regular price 4,080.00 Lekë
Regular price 5,100.00 Lekë Sale price 4,080.00 Lekë
Sale Sold out

Eksfoliant kimik i përditshëm anti-rrudhë

Flakon

Description

Peeling kimik (home-use chemical peel) i konceptuar për të imituar në mënyrë të butë efektet e peeling-eve dermatologjike për rinovimin e epidermës dhe stimulimin e dermës.

Formula e saj përmban 10% Advanced Peel Complex [acid laktik, acid mandelik, piruvat natriumi] i përbërë nga AHA, për eksfolim të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. 

Ky kompleks është i kombinuar me përbërës të ngjashëm me retinolinRetinol Like për zbehjen e rrudhave dhe nxitjen e sintezës natyrale të kolagjenit, si dhe kompleksin ekskluziv NCEF 1% për përmirësimin e cilësisë së lëkurës.

Teksturë ultra e lehtë, jo ngjitëse, pa aromë. Nuk kërkon shpëlarje.

Për të gjitha fototipet dhe të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.


Efikasitet i provuar:

Pas vetëm 7 ditësh,

91% e grave raportojnë një reduktim të dukshëm të rrudhave, ndërsa butësia e lëkurës rritet me 43% pas aplikimit të parë.

Usage

Përdoret gjatë natës:

Aplikoni 1 deri në 2 pikatore çdo mbrëmje në lëkurë të pastër dhe të thatë (fytyrë, qafë dhe dekolte). Shmangni zonën e syve.

Meqenëse formula përmban AHA, aplikoni krem mbrojtës nga dielli çdo ditë dhe kufizoni ekspozimin në diell gjatë përdorimit të produktit dhe për 7 ditët pa përfundimit  të  trajtimit.

Ingredients

AQUA (WATER, EAU), ISOPENTYLDIOL, LACTIC ACID, NIACINAMIDE, MANDELIC ACID, 1,2-HEXANEDIOL, SODIUM PYRUVATE, SODIUM HYDROXIDE, CARNOSINE, ADENOSINE, CITRIC ACID, TAURINE, SODIUM PCA, MANNITOL, PENTYLENE GLYCOL, ARGININE, VACCINIUM MACROCARPON (CRANBERRY) FRUIT EXTRACT, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM BENZOATE, BENZOIC ACID, GLYCINE, MAGNESIUM SULFATE, NICOTINAMIDE ADENINE DINUCLEOTIDE, ERGOTHIONEINE