I formuluar posaçërisht për lëkurën mikse deri të yndyrshme, Lait-Crème oil-free hidraton dhe ushqen lëkurën pa lënë ndjesi yndyre.
I vlerësuar nga artistët e makeup-it dhe i përdorur nga yjet, Lait-Crème Concentré është sekreti i tyre për një lëkurë të bukur. Lait-Crème Matifiant ruan vetitë hidratuese të tij, por me një teksturë të lehtë që e lë lëkurën të butë, të pastër dhe pa shkëlqim.
Përfitimi 1:
· Formula Sebum-Control (që rregullon sebumin) me veprim të dyfishtë: efekt i menjëhershëm dhe progresiv
- Efekt I MENJËHERSHËM: tekstura kap yndyrën e tepërt në sipërfaqen e lëkurës, pa e tharë atë, falë pluhurit të orizit.
- Efekt PROGRESIV: ditë pas dite, formula ndihmon në kontrollimin e prodhimit të sebumit dhe në parandalimin e shkëlqimit të tepërt, falë prebiotikëve.
Përfitimi 2: Ndjesi unike në lëkurë
- Teksturë ultra e lehtë qumësht-krem
- Pa ndjesi yndyrore
- Përfundim mat
· Efekt “lëkurë e zhveshur”, me rehati të menjëhershme
Përmban:
· Qumësht Tërshëre Bio: Ushqen lëkurën pa lënë ndjesi yndyre
· Prebiotikë: Ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së tepërt dhe në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës
· Pluhur orizi: Matifikon lëkurën pa e tharë
· 0% vaj vegjetal, 0% gjalpë, 0% dyll.
· 99% përbërës me origjinë natyrale
· Formulë vegane dhe jo komedogjene
Formuluar për t’iu përgjigjur nevojave të lëkurës mikse deri të yndyrshme, si te femrat ashtu edhe te meshkujt, duke filluar nga mosha 14 vjeç.