I frymëzuar nga peeling-et profesionale, DAILY PEEL Anti-dark spot [Kundër njollave të errëta] është një zgjidhje ripërtëritëse kundër njollave gjatë natës.
Përshpejton rinovimin epidermal
Redukton depozitimin e melaninës në sipërfaqe
Përmirëson uniformitetin e tonit të lëkurës
Një peeling i përditshëm nate kundër njollave të errëta. Ai synon të gjitha llojet e njollave të errëta (dielli, hormonale dhe pas akneve), për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe për të rikthyer shkëlqimin.
Formula e tij fuqizohet nga 10% Kompleks i Avancuar Peeling [acid laktik, acid mandelik, piruvat natriumi] i përbërë nga AHA, për eksfolim të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Ky kompleks është i kombinuar me Niacinamide dhe Acid Tranexamik për reduktimin ee njollave të errëta.
Kompleksi ekskluziv NCEF përmirëson cilësinë e përgjithshme të lëkurës.
Për të gjitha fototipet dhe të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.
Teksturë ultra e lehtë, jo ngjitëse, pa aromë. Pa kohë qetësimi, pa shpëlarje.
Efikasitet i provuar:
Pas vetëm 7 ditësh, njollat e errëta reduktohen për 94% të grave (1), dhe shkëlqimi i lëkurës përmirësohet me +35% (2)
Testuar nën kontroll dermatologjik.
(1) Vetëvlerësim - 32 subjekte që përdorin Daily Peel Anti-Dark Spot një herë në ditë për 7 ditë.
(2) Vlerësim klinik - 32 subjekte që përdorën Daily Peel Anti-Dark Spot një herë në ditë për 7 ditë.