Ky krem për lëkurë të ndjeshme është ideal për duar të thata, të çara ose të dëmtuara, të shkaktuara nga agresorët e jashtëm si era dhe të ftohtit.
Krem ushqyes, me teksturën e tij mbështjellëse dhe aromën e lehtë, parandalon çarjen, ashpërsinë dhe tharjen.
Mbron dhe hidraton lëkurën, duke i lënë duart të buta, jo të yndyrshme dhe qe nuk ngjisin.
Formula e tij me 99% përbërës me origjinë natyrale, ofron hidratim dhe ushqyerje intensiv për 24 H, duke ushqyer dhe mbrojtur duart e irrituara dhe të çara.
Falë pranisë së Cold Cream,( përbërësit aktiv në zemër të gamës, krijuar nga Galeni - mjeku i famshëm grek i lashtësisë - formula tradicionale e të cilit është modernizuar nga Laboratorët Dermatologjikë Avène për ta bërë atë natyral dhe të përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme), ky produkt hidraton dhe qetëson, duke e mbrojtur lëkurën nga të ftohtit dhe tharja.
Ai lë një shtresë mbrojtëse në lëkurë për të kompensuar mungesën e sebumit në filmin hidrolipidik dhe për të ruajtur barrierën e lëkurës.
Lëkura rifiton elasticitetin dhe rehatinë.
Produktet e gamës Cold Cream rekomandohen për të luftuar tharjen dhe ndjesitë e pakëndshme të lëkurës së dehidratuar.
Përdoret çdo ditë që nga mosha 2 vjeçare.