Një xhel pastrues eksfoliues i përditshëm për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike me imperfeksione te vazhdueshme për të eksfoliuar, zhbllokuar poret dhe për të pastruar lëkurën, duke e lënë atë më të lëmuar dhe më të ekuilibruar.
Përbërësit dhe Përfitimet Kryesore:
-Comedoclastin™0.7%: Një ekstrakt i Sylibum marianum që rregullon sekretimin e sebumit dhe kufizon formimin e pikave të zeza.
-Dyshe acidesh Keratolitike 5% (Acid Laktik dhe Acid Sukcinik): Zhbllokojnë butësisht poret dhe lëmojnë teksturën e lëkurës.
-Zink Glukonat: Ofron veti qetësuese.
-Ujë Termal Avène: Zbut, qetëson dhe zvogëlon irritimet.
Është pa sapun, pa aromë, pa paraben.
Me pH-in e tij fiziologjik dhe tolerancën e lartë, ky xhel optimizon efikasitetin e përkujdesjeve anti-akne që do të përdoren më pas në lëkurë dhe është një aleat i përditshëm për një lëkurë më të pastër, më të lëmuar dhe më të rehatshme.