Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Grimberg

Laboratoires GRIMBERG është një kompani farmaceutike franceze e pavarur me mbi 70 vjet përvojë në kujdesin shëndetësor. Misioni i tyre është t'u ofrojë profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve zgjidhje terapeutike të sigurta dhe efektive të përshtatura sipas nevojave të tyre.
Laboratorët GRIMBERG janë të përkushtuar për të ofruar zgjidhje për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët për të parandaluar, lehtësuar dhe trajtuar sëmundjet e përditshme që prekin të gjithë familjen.
Këto përfshijnë zgjidhje për ftohjet, problemet me tretjen, osteoporozën dhe gjumin, ose për të ndihmuar në menaxhimin më të mirë të stresit dhe lodhjes.

Me qëllim pavarësinë, në vitin 1995 u ndërtua një vend prodhimi në Conflans-Sainte-Honorine, i cili lejoi fleksibilitet dhe siguri më të madhe në prodhim.

Carbosylane

Dispepsi - Meteorizëm

Regular price 708.00 Lekë
Regular price Sale price 708.00 Lekë
Sale Sold out

Bar i indikuar për trajtimin simptomatik të gjëndjeve dispeptike (tretje jo e mirë) dhe meteorizëm (fryrje e zorrëve).

Description

Ky bar indikohet tek të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç për trajtimin simptomatik të gjëndjeve dispeptike (tretje jo e mirë) dhe meteorizëm (fryrje e zorrëve).

Mos e përdorni asnjëherë CARBOSYLANE, kapsulë:

  • Nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj përbërësve aktivë ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të barit

·    Tek fëmijët nën moshën 6 vjeçare për shkak të rrezikut të mbytjes.

 Paralajmërime dhe përkujdesje gjatë përdorimit

Nëse merrni edhe një trajtim tjetër mjekësor është mirë që të ketë një interval kohe midis marrjes së CARBOSYLANE dhe barnave të tjera (më shumë se 2 orë, nëse është e mundur).
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni CARBOSYLANE, capsule.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Gjatë shtatzënisë ky bar duhet të merret vetëm me këshillën e mjekut.

Nëse zbuloni se jeni shtatzënë gjatë trajtimit, konsultohuni me mjekun tuaj, sepse vetëm ai mund të vendosë nëse është enevojshme të vazhdoni trajtimin.

 Ky bar mund të përshkruhet gjatë ushqyerjes me gji.

Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po planifikoni të keni një fëmijë, konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin tuaj përpara marrjes së këtij bari.

Usage

Për përdorim vetëm nga të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç.

 Ky bar paraqitet në formën e kapsulave blu të tretshme në stomak (prej të cilave lënda vepruese çlirohet në stomak) dhe kapsulave të kuqe gastro-rezistente (prej të cilave lënda vepruese çlirohet në zorrë), të cilat duhet të merren në të njëjtën kohë.

Dozimi i zakonshëm është 3 marrje (një marrje = 1 kapsulë e kuqe + 1 kapsulë blu) në ditë.

Duhet ta përdorni gjithmonë këtë bar duke ndjekur rreptësisht udhëzimet e këtij fletëudhëzuesi ose siç ju ka udhëzuar mjeku apo farmacisti tuaj.
Kërkoni keshillën e mjekut ose farmacistit tuaj nëse nuk jeni të sigurtë.

 Mënyra e administrimit

Për përdorim nga goja.

Një dozë (kapsulë e kuqe + kapsulë blu) duhet të merren njëkohësisht me një gotë ujë.

Shpeshtësia e administrimit

Preferohet marrja e barit para ose pas vakteve kryesore.

Kohëzgjatja e trajtimit
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga simptomat.



Ingredients

Përbërësit aktivë:

Karbon aktiv.....140 mg
Simetikon......45 mg

Për një kapsulë blu ose të kuqe.

Përbërës të tjerë:
Sorbitan oleat, polisorbat 80

Mbështjellja blu e kapsulës: xhelatinë, indigotinë (E132), dioksid titaniumi (E171)
Mbështjellja e kuqe e kapsulës: xhelatinë, eritrozinë (E127), dioksid titaniumi (E171), indigotinë (E132)

Mbështjellja gastro-rezistente e kapsulës së kuqe: acetat celuloze ftalat, dietil ftalat.