Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
SVR

Themeluar nga Simone dhe Robert Véret mbi idenë se dermatologjia është mbi të gjitha një mënyrë për të përmirësuar pamjen dhe mirëqenien, SVR qëndron pranë jush çdo ditë për t’ju
ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni sa më mirë.
Kur lëkura është e ndjeshme apo e brishtë, ndikimi i saj në emocionet dhe përditshmërinë tuaj bëhet i dukshëm. Një ditë e keqe për lëkurën mund t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt, ndërsa një lëkurë e shëndetshme ju jep vetëbesim, ju bën të ndiheni më të bukur dhe më të sigurt në veten tuaj.
Përkujdesjet SVR, falë përbërësve aktivë dhe formulave inovative, kontribuojnë realisht në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e mirëqenies suaj.
Prej 64 vitesh, Laboratoire SVR ka një mision të qartë: të ofrojë zgjidhje dermatologjike efikase për lëkurën e ndjeshme, duke përdorur përqendrime të larta të përbërësve aktivë për rezultate të shpejta dhe të dukshme.
Duke qenë se lëkura është një nga rrugët kryesore të ekspozimit ndaj përçarësve endokrinë, që nga viti 2017, Laboratoret SVR i nënshtrojnë produktet e tyre testeve të avancuara mbi mekanizmat estrogjenikë, androgjenikë dhe endokrinë. Këto analiza kryhen nga laboratorë të pavarur të specializuar në këtë fushë. Qëllimi është i qartë: të garantohet siguria maksimale, veçanërisht për përdoruesit më të ndjeshëm, duke përmirësuar ose riformuluar çdo produkt që nuk i përmbush standardet. Edhe pse shkenca vazhdon të evoluojë në kuptimin e përçarësve endokrinë, SVR mbetet e përkushtuar për të ecur përpara me përgjegjësi dhe transparencë, duke ju ofruar informacion të saktë dhe produkte sa më të sigurta dhe inovative për lëkurën tuaj. 

[C] Eye Biotic

Ndriçon - Rigjeneron - Redukton rrathët dhe xhepat

Regular price 3,200.00 Lekë
Regular price 4,000.00 Lekë Sale price 3,200.00 Lekë
Sale Sold out

 Krem ndriçues dhe rigjenerues për zonën e syve me vitaminë C, për rrathë të zinj dhe sy me pamje të zbehtë e të lodhur.

Flakon

Description

[C] Eye Biotic është një krem i avancuar për konturin e syve, i krijuar për të trajtuar të gjitha llojet e rrathëve të zinj dhe shenjat e dukshme të lodhjes. Kjo formulë e fuqishme ndriçon dhe zbut lëkurën delikate rreth syve, duke ofruar mbrojtje antioksiduese ndërsa redukton fryrjet dhe rrathët e zinj. Përzierja e veçantë e përbërësve aktivë siguron rezultate të dukshme, duke e bërë një zgjidhje ideale për zonën rreth syve më të re dhe rrezatuese.

 5% Vitaminë C e optimizuar (Ascorbyl Tetraisopalmitate): Ndriçon rrathët e zinj, redukton oksidimin dhe stimulon prodhimin e kolagjenit për lëkurë më të lëmuar dhe më të mbushur.

 Ekstrakt Gentiane (Gentiana Lutea Root Extract) 0.5%:  Redukton skuqjen, fryrjet dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit për të zbutur dhe mbushur zonën poshtë syve.

 2% Argireline: Peptid anti-plakje me efekt të ngjashëm me botox-in (pa gjilpëra), relakson muskujt, redukton rrudhat për një pamje më të re.

 Acid Hialuronik: Hidratim i thellë dhe zbutje e rrudhave të imta.
 Probiotikë: Forcojnë mikrobiotën e lëkurës, e mbrojnë dhe e hidratojnë.

 Rezultate të menjëhershme:

• Ndriçon që në aplikimin e parë
• 73% e përdoruesve e shohin zonën e syve më të ndritshme¹
• Hidratim pas 1 ore me +20.8%²

Pas 7 ditësh:

• -16% rrathë të zinj³
• -12% fryrje³
• 79% e konsiderojnë zonën e syve më të re dhe më të ndritshme¹

Pas 28 ditësh:

• 88% e gjejnë zonën e syve më të ndritshme¹
• 85% shohin më pak rrathë të kuq dhe të zinj¹
• 75% e ndjejnë lëkurën më të lëmuar¹
• -25% reduktim i rrathëve të dukshëm³
• -26% reduktim i fryrjeve³

¹ Vetëvlerësim, 33 vullnetarë, 28 ditë përdorim ditor
² Vlerësim klinik, 33 vullnetarë, 56 ditë përdorim ditor
³ Vlerësim dermatologjik, 33 vullnetarë, 56 ditë përdorim ditor

Usage

 2 pompa të [C] Eye Biotic në gishta dhe aplikojeni në  onën e pastuar dhe të thatë rreth syve, në mëngjes ose në mbrëmje, para serumit dhe hidratuesit tuaj.   Aplikojeni butësisht produktin rreth syve, duke shmangur qepallat dhe qerpikët për të parandaluar irritimin. Me lëvizje rrethore, masazhoni lehtë përgjatë kockës orbitale. Prekeni butësisht për të mos e tërhequr lëkurën delikate.   Përfundoni duke masazhuar qepallën e sipërme me lëvizje të buta ngritëse për një pamje më të freskët dhe më rinore.




Ingredients

AQUA/WATER/EAU, ASCORBYL TETRAISOPALMITATE, MICA, SODIUM POLYACRYLATE, CI 77891 (TITANIUM DIOXIDE), ACETYL HEXAPEPTIDE-8, CARBOMER, GENTIANA LUTEA ROOT EXTRACT, LACTOBACILLUS FERMENT, MALTODEXTRIN, SODIUM ACETYLATED HYALURONATE, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TIN OXIDE, TOCOPHEROL, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, CITRIC ACID, PENTYLENE GLYCOL, PROPANEDIOL, SODIUM HYDROXIDE, PARFUM/FRAGRANCE, CI 77491 (IRON OXIDES)