Kjo përkujdesje dermatologjike organike me veprim global për lëkurën e yndyrshme me tendencë akneike synon aknet dhe pikat e zeza dhe është e përshtatshme pë përdorim që nga moshat 9 vjeç e lart.
Parandalon rikthimin e akneve duke ribalancuar mikrobiomën dhe duke reduktuar sebumin e tepërt. Efektive në reduktimin e papërsosmërive (akne, shenja), zhbllokon poret dhe matifikon lëkurën.
Formula e saj përmban:
-Ekstrakt Garcinia - ribalancuese të mikrobiomës, sebum-rregulluese, anti-shenja dhe anti-inflamatore.
- Limfën e Avoine Rhealba®- ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës dhe përshpejton rigjenerimin, ndërsa stimulon prodhimin e acidit hialuronik për hidratim.
Për të trajtuar pikat e zeza dhe mikro-cistet, në formulën e tij janë shtuar agjentë keratolitikë, një kombinim i acidit të hibiscus-it -acid lulesh me acidin laktik. Kjo dyshe eksfolion lëkurën për të zhbllokuar poret.
Avantazhet:
• Efektiv mbi akne, pikat e zeza, shenjat e lëna nga aknet.
• Ribalancon mikrobiomën.
• Testuar dermatologjikisht dhe i çertifikuar organik: me 99% përbërës me origjinë natyrale.
E testuar në kombinim me trajtimet kryesore lokale dhe orale për lëkurën me tendencë akneike, kjo përkujdesje është e përshtatshme për para-adoleshentë, adoleshentë dhe të rritur.
Përbën një bazë të shkëlqyer makijazhi.
Pa përbërës me origjinë shtazore.