Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
New
La Rosée

La Rosée është markë franceze, e themeluar nga Coline dhe Mahault, dy farmaciste të apasionuara pas kozmetologjisë, me një synim unik: të krijonin produkte të shëndetshme, natyrale, ekologjike dhe efikase me një sensorialitet të pakrahasueshëm dhe të përshtatshme edhe për lëkurat më të ndjeshme.
La Rosée është një markë ku ndërthuren dermatologjia dhe kozmetologjia, duke kombinuar më të mirat e tyre...
Tek produktet La Rosée, ka një ekuilibër të përsosur midis natyralitetit dhe efikasitetit pa harruar sensorialitetin, falë teksturave të këndshme dhe aromave të preferuara.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë kërkim për përsosmërinë ku natyraliteti qëndron në zemër të ekspertizës La Rosée: krijimi i formulimeve deri në 100% natyrale dhe të biodegradueshme, rishpikja e kozmetikës së ngurtë, ndalimi i mbipaketimit, gjetja e alternativave ndaj plastikës kimike, përbërësit aktivë organikë dhe natyralë janë të dozuar në mënyrë perfekte për efikasitet maksimal, siguri dhe tolerancë optimale për lëkurën më të ndjeshme, reduktim në maksimum i ndikimit në mjedis, kompensimi i emetimit të karbonit....
La Rosée - Një markë e përkushtuar dhe transparente, të cilës mund t'i besoni verbërisht!

Anti-Blemish Cleansing Gel Refill

Pastron - Purifikon - Matifikon

Regular price 1,900.00 Lekë
Regular price 0.00 Lekë Sale price 1,900.00 Lekë
Sale Sold out

Xhel pastrues me zink dhe acide frutash organike, për lëkurë të yndyrshme me imperfeksione

Flakon

Description

Xhel pastrues kundër imperfeksioneve me zink dhe acide frutash organike, pastron lëkurën pa irrituar, duke zvogëluar dukshëm imperfeksionet ​​në 7 ditë.
Tekstura e xhelit transformohet në një shkumë të butë që largon papastërtitë, mbetjet e make-up-it dhe ndotjen, ndërsa zhbllokon dhe ngushton shtrëngon poret.

 Xheli synon 4 shkaqet kryesore të imperfeksioneve dhe akneve: (sebumin e tepërt, trashjen e lëkurës, rritjen bakteriale, inflamacionin) falë 3 përbërësve të fuqishëm aktivë:

  • Zink PCA, pastron dhe matifikon. Redukton sebumin e tepërt. Zinc PCA, i njohur për vetitë e tij anti-bakteriale, parandalon imperfeksionet ​​e reja. I kombinuar me glicerinën bimore, e cila ka veti anti-inflamatore, redukton skuqjen në lëkurën me tendencë akneike.
  • Ekstrakt grejpfruti dhe Glukonolaktoni - eksfoliojnë dhe zbusin lëkurën. Grejpfruti organik nga Korsika, i pasur me acide frutash (AHA) dhe glukonolaktoni tolerohen mirë nga lëkurat e ndjeshme. Ato eksfoliojnë butësisht, përshpejtojnë ripërtëritjen e qelizave, zbehin parregullsitë e lëkurës, ngushtojnë poret dhe reduktojnë shenjat e lëna nga aknet për një pamje të njëtrajtshme dhe rrezatuese.

 Që nga përdorimi i parë, lëkura ndihet e pastruar dhe më e lëmuar. E lë lëkurën të matifikuar gjatë gjithë ditës.

 Imperfeksionet ​​zvogëlohen dukshëm:

– 36% të akneve pas 7 ditësh.
Shenjat pas akneve zbehen dukshëm.

I formuluar për lëkurë mikse deri në të yndyrshme me tendence akneike - madje edhe lëkurë të ndjeshme.

I përshtatshëm për adoleshentë nga mosha 8 vjeç, meshkuj dhe gra shtatzëna.

-Teksturë xheli e freskët, që nuk than lëkurën. Aromë e freskët dhe e lehtë lulesh ujore.
-Paketim ekologjik 100% i ricikluar dhe i riciklueshëm.
-99% origjinë natyrale.
-Pa sulfate, pa sapun, pa alkool, pa acid salicilik.
-Vegane.
-Formulë e biodegradueshme (test selon OCDE 301F)
-Vlerësimi Yuka 100/100.
-Jo-komedogjenik.

Usage

Përdoret një ose dy herë në ditë.
Aplikohet një sasi e vogël xheli pastrues në fytyrë dhe qafë. Masazhohet butësisht, pastaj shpëlahet mirë.

Nëse është e nevojshme, mund të përdoret edhe në trup.
Në rast kontakti me sytë, të shpëlahet mirë me ujë të bollshëm.

Shpëlahet lehtë, lë një ndjesi të këndshme freskie dhe rehatie.

Ingredients

Aqua (water),Glycerin,Decyl glucoside,Lauryl glucoside,Gluconolactone,Sodium methyl cocoyl taurate,Zinc pca,Citrus Paradisi (grapefruit) fruit extract,Citric Acid,Xanthan gum,Acacia senegal gum,Parfum (fragrance),Sodium Hydroxide,Potassium Sorbate,Sodium Benzoate