Ofron mbrojtje të lartë të perditshme kundër rrezeve UVB, UVA dhe dritës blu HEV, duke ndihmuar në parandalimin e fotoplakjes së lëkurës.
MBROJTJE E LARTË
Ky produkt përmban TriAsorB, një filtër me spektër të gjerë mbrojtës nga dielli, që mbron jo vetëm nga rrezet UV, por edhe nga drita blu. Kështu ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga përshpejtimi i plakjes së shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit.
ANTI-MOSHË
Ky produkt falë oligomereve të acidit hialuronik, hidraton lëkurën, parandalon dhe korrigjon shenjat e plakjes të shkaktuara nga dielli dhe ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
TEKSTURË E LËNGSHME
Ka një teksturë të lehtë, përthithet lehtësisht dhe lë një përfundim të padukshëm, duke e bërë të përshtatshëm edhe si bazë për make-up.
Formula është me tolerancë të lartë, pa parfum, dhe është zhvilluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme.
- Teksturë e lehtë dhe fluide: aplikohet lehtësisht në lëkurë.
- Antioksidant: ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira.
- Kundër plakjes: hidraton, redukton pamjen e rrudhave dhe e bën lëkurën të duket më e plotë dhe më e lëmuar.
- Acid hialuronik: Përthithet shpejt në shtresat e sipërme të lëkurës dhe stimulon në mënyrë optimale prodhimin natyral të acidit hialuronik.