Skip to content

Language

Cart
Skip to product information
Pierre Fabre

Për më shumë se 40 vjet, Pierre Fabre Medical Dermatology është përkushtuar në zhvillimin dhe tregtimin e barnave me recetë për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, duke e lejuar atë të ketë një rol të rëndësishëm ndërkombëtar në dermatologjinë mjekësore.
Kërkimi i tyre i kushtohet kështu zhvillimit të barnave me recetë të së ardhmes në dermatologjinë pediatrike, dermatologjinë-onkologjinë dhe sëmundjet e rralla.
Suksesi i Pierre Fabre Medical Dermatology bazohet në dëgjimin e dermatologëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor në çdo kohë (për t'u ofruar atyre shërbime të shumta, të tilla si mjete ndihme për recetat dhe informacion mjekësor me cilësi të lartë).

Alopexy 2%

Kundër rënies së flokëve

Regular price 2,751.00 Lekë
Regular price Sale price 2,751.00 Lekë
Sale Sold out

Tretësirë për përdorim në lëkurë me përmbajtje minoksidil 2%, që indikohet për rënien e moderuar të flokëve.

Flakon

Description

Ky bar është një tretësirë për përdorim në lëkurë që përmban minoksidil si përbërës aktiv.

Indikohet për rënien e moderuar të flokëve (alopeci androgjenetike) si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat e rritura.
Stimulon rritjen e flokëve dhe stabilizon rënien e tyre.

Kuti me 3 shishe prej 60ml, 3 pipeta të shkallëzuara dhe një pompë dozuese me aplikator.

 

Mos e përdorni këtë bar:
-  nëse ju nuk keni pasur raste të mëparshme
familjare me alopeci, nëse ju keni një rënie të papritur të flokëve dhe/ose me pllaka, një rënie të flokëve pas lindjes ose  një rënie të pashpjegueshme të flokëve.
Në këto raste, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar, pasi ky trajtim mund të mos jetë efektiv në këto tipe rëniesh të flokëve.

 - nëse lëkura e kokës tuaj ka skuqje, është e enjtur, e infektuar, e irrituar ose e dhimbshme.
Ky bar duhet të përdoret vetëm në lëkurën e shëndetshme të kokës .
Nëse lëkura e kokës është e dëmtuar, kalimi i përbërësit aktiv (minoksidil) në qarkullimin e gjakut mund të rritet.

- në të njëjtën kohë me barna të tjera në lëkurën e kokës.

-kudo, në një pjesë tjetër të trupit.

Gjatë trajtimit

• Në rast kontakti aksidental me syrin, një plagë ose një membranë mukoze, ky bar që përmban etanol (alkool), mund të shkaktojë ndjesi djegieje ose irritim. Të shpëlahet tërësisht me ujë të rrjedhshëm të ftohtë.
Nëse simptomat vazhdojnë, konsultohuni me një mjek.
• Mos e ekspozoni lëkurën e trajtuar të kokës, në diell – përdorni mbrojtje si kapele.
• Mos gëlltitni. Gëlltitja aksidentale mund të shkaktojë efekte serioze në zemrën tuaj. Rrjedhimisht, produkti duhet të ruhet në vende që nuk mund të shihen dhe të arrihen nga fëmijët. KONSULTOHUNI MENJËHERË ME NJË MJEK.
• Mos e përdorni për inhalacion barin në formë
spreji.

 Ndërprisni trajtimin dhe këshillohuni me mjekun menjëherë:
 - nëse keni ulje të presionit të gjakut, dhimbje gjoksi ose ritëm të përshpejtuar të zemrës,

 - në rast ndjesish të fikti ose marrje mendsh,

 - në rast shtimi të papritur dhe të pashpjegueshëm në peshë, ënjtje të duarve dhe këmbëve (edema)

 - në rast skuqjeje ose irritimi të vazhdueshëm në lëkurën e kokës.

Fëmijë dhe adoleshentë

Nuk ka përdorim përkatës të këtij bari në pacientët nën 18 vjeç, për indikacionin e alopecisë androgjenetike të moderuar.

Të moshuar

Ky bar nuk duhet të përdoret në subjekte të moshës mbi 65 vjeç, sepse efikasiteti dhe siguria ende nuk janë studiuar.

Usage

 Vetëm për të rritur.

 Doza
Gjithmonë përdoreni këtë bar pikërisht siç përshkruhet në këtë fletëudhëzues ose siç ju ka udhëzuar mjeku ose farmacisti tuaj. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurtë.

Aplikohet 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, një dozë prej 1 ml në lëkurën e kokës duke marrë si pikënisje qendrën e zonës që do të trajtohet.

Doza ditore nuk duhet të kalojë 2 ml, pavarësisht shkallës së zonës që do të trajtohet.

Frekuenca e aplikimit
Një aplikim prej 1 ml në mëngjes dhe 1 ml në darkë.

Mos e rritni dozën ose frekuencën e aplikimit.

Në të gjitha rastet, respektoni saktësisht dozën e përshkruar.

 Metoda e aplikimit

Aplikim në lëkurë.

Për përdorim të jashtëm.

Shpërndajeni produktin me majë të gishtave në të gjithë zonën që duhet të trajtohet.
Përpara dhe pas përdorimit të tretësirës, lajini duart me ujë të bollshëm.

Aplikojeni në lëkurën e kokës dhe flokë plotësisht të thatë.

Mos e aplikoni produktin në asnjë pjesë tjetër të trupit.

Mënyra e aplikimit

 Hapeni shishen: Shishja vjen me një kapak rezistent
ndaj fëmijëve.
Ja se si ta hapni atë: shtyni kapakun plastik duke e zhvidhosur
kapakun në drejtim të kundërt të këndit orar (në të majtë).
Vetëm unaza e provës duhet të mbetet në shishe.

Sipas sistemit shpërndarës të përdorur me shishen:

 Pipeta e shkallëzuar tek 1ml
Pipeta e shkallëzuar lejon shpërndarjen e saktë të 1 ml tretësirë, duke filluar nga qendra e zonës që do të trajtohet.

 Spraj që përshtatet me një aplikator

 Ky sistem është i përshtatshëm për aplikim në zona të vogla ose nën flokë.

 1.Fiksoni aplikatorin mbi pompë: shtypeni fort trupin e pompës ndërkohë që shtypni pjesën e sipërme të aplikatorit.

2. Futni pajisjen e sprajit të bashkangjitur tek aplikuesi në shishe
dhe vidhoseni mirë.

3. Shtypeni pompën: sistemi i shpërndarjes është gati për t'u përdorur

4.Për të bërë aplikimin: drejtojeni sprajin në mes të zonës që duhet trajtuar ose nën flokë, shtypeni njëherë dhe përhapeni produktin me mollëzat e gishtave. 6 shtypje janë të nevojshme për të aplikuar sasinë prej 1 ml.

Kohëzgjatja e trajtimit

Fillimi dhe shkalla e përgjigjes ndaj trajtimit ndryshon në individë të ndryshëm.
Rezultati nuk është i menjëhershëm: ndalimi i rënies së flokëve dhe/ose rifillimi i rritjes së flokëve nuk fillon pa kaluar pak kohë nga fillimi i trajtimit (pas rreth 3 ose 4 muajsh).

 Nëse keni përdorur më shumë se sa duhet ALOPEXY 2% tretësirë për përdorim në lëkurë

Mbidozimi nuk ka gjasa të ndodhë nëse përdoret
sipas rekomandimeve. Në rast mbidozimi, keqpërdorimi ose gëlltitje aksidentale: konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj




Ingredients

-Përbërësi aktiv është:

Minoksidil.........................(2gr)

Për 100ml tretësirë për përdorim në lëkurë

 -Lëndët ndihmëse janë: g-ciklodekstrin, etanol 96%*, propilen glikoli*,ujë i purifikuar.