Skip to content

Language

Cart
Riniti alergjik

Riniti alergjik

Riniti alergjik është një ndër patologjitë më të shpeshta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe prek një numër të madh njerëzish, gjatë gjithë vitit. Ai shfaqet kur sistemi imunitar reagon ndaj substancave të zakonshme në mjedis, duke i perceptuar ato si agresorë. Për pasojë, mukoza e hundës inflamohet dhe krijohen simptoma që shpesh ndikojnë në cilësinë e jetës së përditshme.

Kjo gjendje mund të jetë sezonale, e lidhur kryesisht me periudhat e lulëzimit të bimëve, ose e vazhdueshme gjatë gjithë vitit, sidomos në rastet kur ekspozimi ndaj alergjenëve është konstant. Simptomat më tipike përfshijnë teshtima të shpeshta, rrjedhje hundësh me sekrecione të ujshme, bllokim të hundës, kruarje në hundë dhe sy, si edhe lotim apo skuqje të syve. Në shumë raste, këto simptoma ndikojnë tek gjumi, përqendrimi dhe performanca gjatë ditës.

Shkaktarët kryesorë të rinitit alergjik lidhen me praninë e alergjenëve në ambient. Poleni është një nga faktorët më të zakonshëm, veçanërisht gjatë pranverës dhe verës. Pluhuri i shtëpisë dhe merimangat, qimet e kafshëve shtëpiake, myku në ambiente me lagështirë si dhe ndotja e ajrit janë gjithashtu ndër faktorët që mund të nxisin ose përkeqësojnë simptomat. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre elementëve mund të çojë në inflamacion të zgjatur të mukozës nazale.

menaxhimin e rinitit alergjik, një rol të rëndësishëm luajnë sprajet nazale, veçanërisht ato të pasuruara me mangan. Sprajet nazale të pasuruara me mangan përdoren për të ndihmuar në parandalimin dhe menaxhimin e simptomave të rinitit alergjik dhe alergjive të tjera respiratore. Efektet pozitive lidhen me rolin e manganit në proceset antioksiduese dhe anti-inflamatore të organizmit.

Mangani, si një oligo-element i rëndësishëm, kontribuon në menaxhimin e çlirimit të ndërmjetësve pro-inflamatorë si histamina në systemin respirator, duke ndihmuar në uljen e reaksioneve alergjike. Mangani merrë pjesë në mekanizmat antioksidues që ndihmojnë në kufizimin e dëmit të shkaktuar nga inflamacioni dhe në ruajtjen e integritetit të indeve. Një tjetër përfitim i rëndësishëm nga mangani është forcimi i membranave mukozale të hundës, duke i bërë ato më rezistente ndaj depërtimit të alergjenëve dhe duke reduktuar ndjeshmërinë ndaj faktorëve irritues.

Kur përdoret në formën e një spreji nazal me tretësirë të kripur, mangani ndihmon gjithashtu në pastrimin e zgavrave nazale dhe në mbrojtjen e tyre nga agresorë të jashtëm si poleni, pluhuri, qimet e kafshëve dhe ndotja. Kjo ndihmon në reduktimin e simptomave si teshtima, kruarja, rrjedhja e hundëve dhe bllokimi, duke sjellë një ndjesi lehtësimi të menjëhershëm dhe përmirësim të frymëmarrjes.

Studimet klinike kanë treguar se përdorimi i rregullt i sprajeve nazalë izotonikë me ujë deti të pasuruar me mangan mund të ulë ndjeshëm numrin e episodeve akute të rinitit alergjik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës tek personat që vuajnë nga alergjitë kronike. Produkte si Stérimar Allergic Nose me Mangan kombinojnë veprimin pastrues të një tretësire fiziologjike me përfitimet e manganit, duke krijuar një mbrojtje efektive për mukozën e hundës dhe duke ndihmuar në menaxhimin e përditshëm të simptomave.

Riniti alergjik është një gjendje e zakonshme por e menaxhueshme. Duke identifikuar shkaktarët dhe duke përdorur zgjidhje të përshtatshme si sprajet nazale me mangan, është e mundur të reduktohen ndjeshëm simptomat dhe të përmirësohet mirëqenia e përditshme.